
Futbollisti me famë Frederik Kanote, që militon në radhët e Seviljes në kampionatin spanjoll, ka ndërmarrë së fundi një fushatë për sensibilizimin e myslimanëve për të falur namazin e sabahut në kohë. Fushata realizohet nën moton: “Namazi i sabahut, indikator i dashurisë që ke për Zotin”.
Vetëm në pak kohë fushata ka bërë jehonë të madhe tek komuniteti mysliman në Spanjë. Me të janë solidarizuar shumë organizata myslimane, të cilat kanë printuar karta të vogla ku u bëhet thirrje myslimanëve për të qenë të rregullt me namazin e sabahut.
Futbollisti nga Mali, Kanote në apelin drejtuar vëllezërve të tij të një besimi ka deklaruar se: “Nëse dikush prej nesh e do një tjetër sinqerisht, uron takimin me të sa më shpesh, madje shumicën e kohës mendimet e tij janë të lidhura pikërisht me personin që do. Kur afrohet momenti i takimit, atij i largohet dhe gjumi. A mund të themi se ata që tregohen dembelë me namazin e sabahut, e duan me të vërtetë Zotin, e lartësojnë dhe urojnë takimin me të?!”(ardhmeriaonline.com)

