Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Konferenca Islamike, thirrje per njohjen e Kosoves

Organizata e Konferencës Islamike (OKI), në sesionin e 38 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të zhvilluar në Astana të Kazakistanit, ka miratuar një Rezolutë për situatën në Kosovë.

Në pikën e tetë të Rezolutës, për herë të parë ftohen të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës, duke u bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane si dhe në përputhje me praktikat e tyre kombëtare.

Po ashtu, kjo Konferencë, me Rezolutën e aprovuar, njeh plotësisht Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, i publikuar me 22 korrik 2010, në të cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur as ligjet e të drejtës ndërkombëtare e as rezolutat relevante.

Organizata e Konferencës Islamike, është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara me gjithsej 57 shtete anëtare nga katër kontinente të ndryshme.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...