
Kompania Derby, e njohur botërisht për prodhimin e orëve, ka prodhuar së fundi orën analoge të dizajnuar posaçërisht për myslimanët. E veçanta e orës është se ajo mundëson thirrjen e ezanit pesë herë në ditë, duke njoftuar poseduesin e saj për kohën e namazeve të detyruara.
"Në kompaninë tonë besimi gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes", tha Bob Betts, drejtor i kompanisë ‘Smith of Derby’ për BBC, duke shtuar se kërkesat e komunitetit mysliman kanë qenë prioritet i vazhdueshëm i kompanisë.
Duke ditur se koha e namazeve ndryshon varësisht nga pozicioni i diellit, prodhuesit kanë bërë të mundr që ora të rivendoset dhe përditësohet automatikisht në mesnatë.
Çdo orë është para-programuar për 100 vjet, ndërsa menaxhimi premton edhe një mikroprocesor të ri pas asaj kohe.
Aksesori më i ri i prodhuar “Smith of Derby” ka dalë në treg në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

