Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Muzeu i artit ne Los Anxhelos hap dyert per artin islam

Muzeu i artit në Los Anxhelos ka hapur dyert e tij për artin dhe kulturën islame. Më shumë se 250 vepra dhe punime arti me vlera të jashtëzakonshme dhe me një gjeografi të pasur janë eksopozuar në këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë së artit e kulturës planetare.

Në ekspozitën e çelur me 5 qershor paraqiten punime të rralla të punuara në tekstil, qelq dhe materiale të tjera, që datojnë nga periudha të ndryshme dhe janë dëshmi e qartë për interesin që myslimanët kishin për artin dhe për të bukurën.

Një qilim nga Ardebili, i punuar në vitin 1539, për të cilin thuhet se e ka përdorur shahu Tahmaseb si shtrojë për mauzoleun e paraardhësve të tij në Iranin veriperëndimor dhe mbulesa të punuara me dorë për mbulimin e Qabesë, të punuara në Egjipt e të dërguara në Mekë, janë disa prej punimeve të paraqitura në këtë ekspozitë.

Për vetë gamën e gjerë të punimeve të paraqitura, ekspozita pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh. Nga burime të muzeut mësohet se ajo do të qëndrojë e hapur deri më 4 shtator 2011. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...