Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Xhami ne aeroportin e Mynihut

Myslimanët gjermanë, por jo vetëm, kanë mirëpritur vendimin e autoriteteve gjermane për hapjen e xhamisë në ambientet e aeroportit ndërkombëtar të Mynihut.

Lajmi konfirmohet nga burime të ndryshme informacioni, sipas të cilëve, administrata e aeroportit në Mynih, ka rezervuar një vend në hapësirën e tij për udhëtarët myslimanë, me qëllim që ata të kenë mundësi të kryejnë praktikat e tyre fetare.

Burimet e informacionit theksuan në të njëjtën kohë se vendimi për çeljen e objektit islam erdhi për shkak të lëvizjeve të shpeshta të myslimanëve përmes këtij aeroporti dhe, padyshim, pas një pranimi të gjerë që Islami ka njohur së fundmi në shoqërinë gjermane.

Hapja e xhamisë në këtë stacion të rëndësishëm të transportit ajror është përshëndetur nga drejtuesit e komunitetit mysliman në Gjermani.



 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...