Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Bruksel, lideret fetare takojne zyrtaret e BE

Në Bruksel u mbajt me 30 Maj 2011 takimi vjetor i përfaqësuesve të bashkësive të mëdha fetare në Evropë dhe krerëve të BE. Ky takim, që kishte si pjesëmarrës emra të njohur të jetës fetare, u zhvillua nën hijen e ndryshimeve në botën arabe dhe lajmit për arrestimin pas 16 vitesh të ish-gjeneralit serb Ratko Mladić.

Kryetari i Parlamentit Europian Jerzy Buzek theksoi në fjalën e tij se ky takim është jo vetëm një tubim i dobishëm, por edhe një dëshirë zemre. "Ne kemi një ndarje ndërmjet kishave apo bashkësive fetare dhe shtetit. Kjo është e qartë dhe shumë e rëndësishme. Por ajo duhet të jetë një ndarje si të thuash miqësore. Kjo sepse kishat dhe bashkësitë fetare mund të na ndihmojnë në shumë gjëra dhe të mbështesin vlerat më të larta të jetës dhe të drejtës njerëzore", nënvizoi Buzek.

Ndërsa presidenti i Këshillit të BE, Herman Van Rompuy, në fjalën e tij u fokusua në ndryshimet e fundit politike në botën arabe. Ai e cilësoi si tejet pozitiv faktin se revoltat popullore në Tunizi dhe Egjipt, ndryshe nga ç'mendohej, nuk kishin motive islamiste dhe janë kryer nga të rinj të të gjitha feve, të cilët kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë qenë të ndikuar nga ndonjë lloj ekstremizmi.

Arrestimi i gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mladić ishte një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi. Kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjës, Mustafa Cerić, tha se ndalimi i Mlladiç përbën një lajm të gëzueshëm për Evropën dhe sidomos për Bosnjën dhe popullin e saj. "Ne si bashkësi myslimane kemi vuajtur nga fundi i shekullit të kaluar nga një gjenocid. Unë jam shumë i lumtur, që Ratko Mladić është arrestuar dhe e vlerësoj shumë faktin që Parlamenti Europian në vitin 2008 vendosi që të kujtojë me një ditë përkujtimore në të gjithë Evropën gjenocidin në Srebrenicë…"

Në mbyllje të takimit përfaqësuesit hebraikë dhe myslimanë dolën me një rezolutë të përbashkët që kishte në fokus shqetësimin për rritjen e islamofobisë dhe antisemitizmit në shoqërinë evropiane. Permes kësaj resolute përfaqësuesit e dy grupimeve të rëndësishme fetare u angazhuan që të bashkëpunojnë për të ndalur çdo tentativë që ka si qëllim të sulmojë besimet apo lëndojë ndjenjat e anëtarëve të tyre.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...