
Përvjetori i pazakontë i një imami polak
Një imam nga Polonia ka mbushur pak kohë më parë plot 100 vite. Përvjetori jo i zakontë i Stefan Mustafa Jasinskit, i cili ka përjetuar ngjarje të rëndësishme të historisë së shekullit që lamë pas, ka bërë jehonë në të gjithë mediat prestigjoze polake. Ky përvjetor ka qenë dyfish i gëzueshëm për imamin e moshuar, ku përveç gëzimit për 100 vitet e jetës është nderuar me medalje nga presidenti i Polonisë për merita të veçanta në shërbim të kombit dhe shoqërisë polake.
Stefan Mustafa Jasinskit ka lindur në afërsi të Malawiczacha Sokolki së Epërme të Polonisë dhe rrjedh nga një familje e përzier polako-tatare. Ai ka një karrierë të pasur pune në shërbim të Islamit dhe myslimanëve. Fillimisht punoi si imam në xhaminë e Kruszynianit ku përveç shërbesave fetare u mësonte fëmijëve besimin, edukatën dhe vlerat e moralit islam. Gjatë viteve ‘90, ai shërbeu si imam në xhaminë e Bohonikut, ndërsa më pas kthehet në xhaminë që kishte drejtuar më herët.
Edhe pse në moshë të thyer, imam Jasinkit nuk resht së predikuari e së punuari për përhapjen e mesazhit islam, kjo sepse ai është i vetëdijshëm për vlerat e jashtëzakonshme të kësaj feje të lartë e të pastër.

Imami me Princ Çarlsin e Anglisë

