Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Zvicer, Program Festiv ne nderim te figures se Profetit Muhammed (a.s.)

 

Organizohet në Zvicër Programi Festiv “Profeti Muhammed s.a.s. i dërguar si mëshirë për botët”, në përkujtim të figurës së ndritur të Profetit (a.s.). Në këtë aktivitet të organizuar më 16 prill 2011 janë mbledhur qindra besimtarë myslimanë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Në këtë program Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Ylli Gurra.

Të ftuar specialë kanë qënë aktori i shquar Reshat Arbana, i cili me zërin e tij emocionues ka prekur të gjithë pjesëmarrësit, Adem Ramadani dhe të tjerë të ftuar. Rreth 450 vetë të ardhur nga të gjitha qytetet kryesore të Zvicrës si Bern, Zyrih, Lozan, Gjeneve, Lugano, etj. kanë mbushur sallën në këtë aktivitet.

Programi i organizuar në nderim të Profetit Muhammed (s.a.v) është hapur nga recituesi i mirënjohur i Kur’anit, Hafiz Aziz Alili. Më pas Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së z. Ylli Gurra, ka mbajtur fjalën e rastit duke përshëndetur edhe në emër të Kryetarit të Komunitetit të Shqipërisë, H. Selim Muça, ku në fjalën e tij janë vënë në dukje disa prej vlera universale që zotëronte krenaria e njerëzimit Profeti Muhammed (s.a.v).

Në skenë është ngjitur edhe aktori i mirënjohur Reshat Arbana, që para interpreretimit të poezisë në nderim të Profetit (s.a.v) i emocionuar është shprehur duke thënë: “Kam dal shumë herë përpara publikut por si në këtë ditë nuk jam ndier asnjë herë kaq i emocionuar pasi edhe këmbët po më dridhen nga emocionet e shumta që po përjetoj. Të shpjegosh dhe të flasësh për Prefetin Muhammed (s.a.v) nuk mjaftojnë edhe orë të tëra”, ka thënë ndër të tjera z. Arbana.

Më pas në skenë është ngjitur edhe këngëtari i mirënjohur i trevave shqiptare, Adem Ramadani, i cili ka kënduar ilahi të njohura për publikun e shumtë të pranishëm në sallë. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...