Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH pjesemarrese ne Keshillin e Evropes per Fete dhe Paqja, Itali

Përfaqësuses të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë qenë pjesë e një konference Ndërkombëtare të Këshillit të Evropës për Liderët Fetarë dhe Fetë për Paqe në Itali. Në konferencën e zhvilluar në datat 5 dhe 6 prill 2011, në qytetin e Roveretos pranë Veronas, në Itali, KMSH është përfaqësuar nga nënkryetari z. Gazmend Aga si dhe nga Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar z. Genti Kruja. Nga Shqipëria kishte përfaqësues edhe nga kmomunitetet e tjera fetare, si dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë z. Genard Hajdini. Konferenca me temë “Kontributi i feve dhe shtigjet e dialogut ndërfetar”, e kanë përshëndetur autoritete zyrtare të pushtetit vendor, si dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare nga Bashkimi Evropian. Në këtë konferencë-tryezë e rrumbullakët ishin të pranishëm 70 përfaqësues nga bota akademike dhe ajo fetare, nga 15 vende të ndryshme të BE-së. Drejtues fetarë, akademikë dhe aktivistë të ndryshëm të dialogut, kanë diskutuar se si fetë mund të luajnë një rol pozitiv në formimin dhe konsolidimin e një të ardhmeje sa më të mirë për mbarë Evropën.

Fjalën e hapjes e mbajti z. Stein Villumstad, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian i Liderëve Fetarë.  Në diskutimin e tij z. Villumstad ka folur lidhur me kontributin për paqen nga ana e feve si domosdoshmëri  e dialogut kulturor dhe ndërfetar për jetën aktuale në Evropë.

Në fjalën e tij z. Villumstad tha: “Sot jetojmë në kohën e multikulturës dhe multifetares, prandaj alternativa e vetme për një bashkëjetesë dhe harmoni midis njëri-tjetrit, është të ofrojmë dhe promovojmë dialogun dhe mirëkuptim ndërfetar në çdo kohë.

Në shoqërinë  e sotme multikulturore, harmonia ndërfetare është bërë gjithnjë edhe më urgjente çështja për të siguruar mjetet dhe strukturat e nevojshme për trajtimin e sfidave me të cilat ballafaqohet bashkëjetesa e popujve midis kulturave dhe traditave të ndryshme. Kjo kërkon krijimin e mundësive për dialog dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithëve. Feja luan një rol të rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve edhe në shoqërinë e shekullarizuar evropiane. Përfaqësuesit fetarë dhe institucionet e ndryshme duhet të jenë pjesëmarrës aktiv për të ndërtuar mirëkuptimin dhe bashkëjetesën ndërfetare në jetën e përditshme të të gjithëve."

Konferenca e zhvilluar në Rovereto të Italisë është organizuar nga “Këshillit Evropian i Liderëve Fetarë-Fetë për Paqe” (ECRL), si dhe Fondacioni për dialogun ndërfetar “Opera Campana dei Caduti”. Ky fondacion është aktiv prej 25 vitesh për të arritur dialogun ndërfetar në Evropë.

Këshilli Evropian i Liderëve Fetarë - Feja për Paqe (ECRL) sjell së bashku liderët e lartë fetarë nga fetë historike të Evropës: Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. ECRL ka status pjesëmarrës në Këshillin e Evropës. ECRL është një nga pesë Këshillat rajonal ndërfetar të rrjetit Fetë për Paqe. Si organizatorë ka qenë edhe Qendra e Mirëkuptimit “Adyan”, e cila është një program ndërkombëtar dhe ndërkulturor i krijuar dhe drejtuar nga fondacioni Adyan dhe mbështetur nga Fondacioni Euro-Mesdhetar Anna Lindh, gjë vepron së bashku me gjashtë organizata arsimore nga shoqëria civile e vendeve të botës arabe (Liban, Egjipt, Jordani, etj.) dhe Evropa (Poloni, Italia, Francë, Belgjikë, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, etj.).

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...