Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Schauble: Islami eshte pjese e Gjermanise

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble ka deklaruar në një komunikim me njerëz të medias se Islami është pjesë përbërëse e shoqërisë gjermane. Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga qytetarët gjermanë që të shfaqin respekt e vlerësim për myslimanët dhe të mos ushqejnë urrejtje e paragjykime ndaj tyre.

“Ne kemi çdo interes për të thënë se Islami është pjesë e jona dhe të ftojmë myslimanët të vlerësojnë atë që kemi arritur në botën perëndimore,” tha Schauble.

Ai gjithashtu theksoi se feja, besimi, demokracia dhe të drejtat universale janë të gjitha të përshtatshme për njëra-tjetrën.

Komentet e Schauble-s erdhën pak kohë pas deklaratës së ministrit të brendshëm gjerman, i cili për një të përditshme gjermane e cilësoi Islamin si besim që nuk i përket Gjermanisë. Deklarata e tij shkaktoi zemëratën e myslimanëve, liderët e të cilëve reaguan menjëherë dhe kërkuan që ministri në fjalë të kërkojë ndjesë për komentet e tij në adresë të besimit të tyre.

Përkundër portretizimit negativ që i bëhet Islamit sot në botë, Gjermania renditet ndër ato vende ku Islami po përhapet dhe përqafohet me ritme të shpejta.

Referuar statistikave zyrtare, Islami në Gjermani numëron më shumë se 4 milion pasues.

 

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...