Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Gjeorgji, Presidenti Sakashvili: Myslimanet kane te drejte te kene objektet e tyre te kultit

Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili ka pohuar në një komunikim me mediat të drejtën e myslimanëve për të pasur objektet e tyre të kultit. Mes të tjerash kreu i shtetit theksoi se përderisa myslimanët janë pjesë e shoqërisë gjeorgjiane, atyre duhet t’u krijohen lehtësirat e nevojshme për të ruajtur besimin, kulturën dhe traditat e tyre.

“Nëse refuzojmë ndërtimin e xhamive në Gjeorgji, ne u mohojmë qindra e mijëra myslimanëve që jetojnë në vendin tonë të drejtën e tyre për të qenë qytetarë të Gjeorgjisë”, është shprehur Sakashvili. “Është e lehtë të hedhim parulla populiste, - vijoi ai - por ne duhet të kemi një qëndrim të përgjegjshëm ndaj qytetarëve tanë pa marrë parasysh identitetin e tyre fetar dhe kombëtar”.

Deklarata e presidentit Sakashvili është përshëndetur nga përfaqësuesit myslimanë, të cilët prej kohësh kanë kërkuar nga shteti gjeorgjian leje për ndërtimin e disa xhamive në vend, duke qenë se popullata myslimane po rritet vrullshëm dhe paralel me këtë edhe numri i personave të përkatësive të tjera religjioze që i bashkohen kësaj feje.

Aktualisht myslimanët në Gjeorgji përbëjnë 10 për qind të popullsisë.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...