
Suedi-Shoqata Ndërkombëtare për Shkencë dhe Kulturë ka bërë zyrtar themelimin e çmimit të parë ndërkombëtar kulturor me emrin "Muhamed Resulullah".
Me anë të një deklarate për shtyp, kjo shoqatë ka bërë të njohur se përveç çmimit "Muhamed Resulullah" do të ndajë edhe një tjetër çmim nën emrin "Liria". Këto dy çmime, refereuar deklaratës, për çdo vit do t'i jepen personaliteteve që japin një kontribut të çmuar në fushën e zhvillimit të kulturës islame dhe asaj botërore. Në garë për këto çmime do të përfshihen edhe shumë emra që japin një ndihmesë të vyer në drejtim të forcimit të paqes e dialogut dhe fushave të tjera që i shërbejnë dobisë së përgjithshme.
Shoqëria ndërkombëtare me qendër në qytetin Epsala të Suedisë ka publikuar emrat e dy fituesve për vitin 2010 të cilët janë: Emil Sosur, kryetar i Unionit të Organizatave të Emigrantëve në Suedi, i vlerësuar për kontributin në paraqitjen e një realiteti pa mjegull të Islamit; Mathias Gardil, historian suedez, në konsideratë për rolin e tij për të sheshuar paragjykimet, keqkuptimet dhe keqpercetimet për Islamin në Evropë.
Shoqata Ndërkombëtare për Shkencë dhe Kulturë është themeluar në vitin 2009, ndërsa themelimi i çmimit ndërkombëtar "Muhamed Resulullah" konsiderohet si aktiviteti i saj më i rëndësishëm

