Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Shkup, faltore per myslimanet ne Kliniken Universitare

Me faljen e dy rekateve namaz, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë z. Bujar Osmani, lëshoi zyrtarisht në përdorim faltoren myslimane në Qendrën klinike të Shkupit. Ministri Osmani theksoi se ky objekt fetar do t’i mundësojë personelit mjekësor, pacientëve dhe familjarëve të tyre të kryejnë obligimet e tyre fetare. Sipas tij, ky objekt u projektua pas kërkesave të shumta të pacientëve të përkatësisë myslimane.

Faltorja e re ndodhet në afërsi të spitalit të fëmijëve dhe është i pari i këtij lloji në rajon. “Është kjo një kërkesë e hershme e pacientëve, është kërkesë e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, është një praktikë e qendrave shëndetësore moderne në Evropë, është praktikë në sektorin privat në Maqedoni”, tha ministri  i Shëndetësisë Bujar Osmani.

Mjekët, pacientët dhe qytetarët shprehen se ky objekt fetar, do të ndikojë në shërimin shpirtëror të njerëzve, por do të jetë edhe nxitje për autoritetet  për përmirësimin e kushteve të tjera nëpër spitale. “Sigurisht që është një nevojë e kohës, për faktin se është rritur numri i punonjësve të cilët i përkasin fesë islame dhe lutja/namazi është një obligim për çdo besimtar”, tha mjeku Rexhep Memedi.

“Po, është mirë të ekzistojë, për shkak të sëmurëve që gjenden këtu, dhe ka nevojë për gjithë popullatën. Kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve të tjera, sepse çka është fetare është e respektuar nga të gjithë”, u shpreh një qytetar.

Përveç objektit fetar islam, në qendrën klinike të Shkupit, prej vitesh ekziston edhe kisha të cilën e shfrytëzojnë pacientët e krishterë. Objekte të tilla fetare në kuadër të qendrave spitalore, tanimë janë praktikë në shumë shtete të Bashkimit Evropian, varësisht nga përkatësia fetare e pacientëve.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...