Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Ja mbulesa e qendisur me ar e Qabes

Në fabrikën e hapur për të qëndisur mbulesën e Qabes mund të qëndiset vetëm një mbulesë në vit. Mbi mbulesën prej kumashi të vërtetë që peshon 670 kg, përdoren 120 kg ar dhe argjend për perin e përdorur në qëndisjen e ajeteve të Kur’anit.

Në fabrikën Masnaat-ul Kisve (Fabrikën e mbulesës) të ndodhur në Mekke ku qëndiset mbulesa e Qabes, punojnë 70 punëtorë me kombësi arabe.

Për këtë mbulesë me vlerë rreth 4 milionë euro, përdoret 670 kg kumash i vërtetë dhe 720 kg bojë.

Me lartësi 13 m dhe gjerësi 11 m, mbulesa e cila përdoret për të mbuluar Qaben prej guri përbëhet nga 16 pjesë, ndërsa mbulesa e derës së Qabes përbëhet nga 5 pjesë.

Endja, ngjyrosja, qëndisja dhe përgatitja e mbulesës së Qabes zgjat 1 vit.

 

-Ajetet e qëndisura me ar

 

Për ajetet e qëndisura mbi mbulesë dhe për perin e përdorur duhet 120 kg ar dhe argjend.

Në pjesën e jashtme të mbulesës së Qabes qëndisen ajete me pe të ndërthurur me ar dhe argjend.

Për të arritur një paraqitje më të bukur të shkronjave, nën shkronjat me ar dhe argjend bëhet pak fryrje. Fryrjet e bëra me pe prej mëndafshi mundësojnë një shikim më të qartë nga larg  të shkronjave arabe.

 -Ndërrohet ditën e Arafatit

Mbulesa e jashtme e Qabes së shenjtë, e quajtur ndryshe Bejtullah, “Shtëpia e Zotit”, ndryshohet një herë në vit.

E futur në ihram në fillim të muajve të haxhit duke mbledhur anët e mbulesës, Qabja del nga ihrami ditën e Arafatit me ndërrimin e mbulesës.

Ndërrimin e mbulesës, të bërë një ditë para Bajramit në kohën kur haxhinjtë ndodhen në Arafat, mund ta shohin vetëm vendasit.

Qabja mbulesa e së cilës ndryshohet me ndihmën e ashensorëve dhe përpjekjet e dhjetëra njerëzve bëhet gati për vizitën e haxhinjve që zbresin nga Arafati.

Ndërsa mbulesa e brendshme me ngjyrë jeshile e Qabes ndryshohet një herë në 20 vjet.

 -Shtëpia e pare, Faltorja e parë

E quajtur si ''Bejtullah'' d.m.th. “Shtëpia e Zotit” Qabja e shenjtë njihet si një nga vendbanimet më të lashta të gjeografisë botërore.

Është shtëpia dhe tempulli i parë i ndërtuar në tokë.

Arsyeja e quajtjes “Bejtullah” të Qabes, një nga vendet më të pazëvendësueshme në historinë e njerëzimit është vetëm për të treguar  vlerën dhe madhështinë e saj.

Qabja e shenjtë është vendi i shenjtë i vizituar nga gjithë profetët gjatë shekujve me radhë, me lutjen e Ibrahimit dhe Ismailit (a.s.) është begatuar e gjithë zona, e cila njihet si tempulli më i rëndësishëm.

Pavarësisht transmetimeve se profeti Ismail (a.s) ka qenë i pari që e ka mbuluar Qaben sipas disa opinioneve më të sakta pranohet se i pari që e ka mbuluar Qaben është një nga mbretërit e Jemenit, Esad Ebu Kerib.

 Edhe në shekujt më pas Qabja është mbuluar me mbulesa të ndryshme dhe ka transmetime se gjyshi i profetit Muhammed (a.s) Abdulmuttalib e ka veshur Qaben me kisve si falënderim për gjetjen e ujit zemzem.

 -Muzeu i Qabes

Në muzeun e Qabes (Methaful-Kabe) ngjitur me fabrikën e mbulesës ekspozohen mbulesa të vjetra të Qabes, çelësat, dyert, kolonat, ulluqet.

I vizituar nga miliona haxhi të ardhur nga të katër anët e botës Muzeu i Qabes ruhet nën masa të rrepta sigurie./Gazeta Start/Aisa Kokiçi/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...