Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailBotohet libri me i ri, i KMSH-se 40 HADITHE MBI MORALIN
Libri më i fundit, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “40 Hadithe mbi moralin” ka parë dritën e botimit këto ditë, kur mbarë bota përkujton lindjen e...

Aktivitete

article thumbnailHap dyert panairi i librit islam ne Shkoder
Paraditen e së shtunës, më 4 shkurt 2012, ka çelur dyert e tij Panairi i Librit Islam në Shkodër. Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër është përshëndetur nga...

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Islami është feja e shoqërisë njerëzore që u është shpallur të gjithë profetëve nga Ademi (a.s.) e deri tek Muhamedi (a.s.), ashtu siç thuhet në Kur’anin Fisnik. Me Islam që do të thotë paqe kuptohet besimi dhe ligjshmëria që Allahu i Madhëruar i zbriti Profetit Muhamed (a.s.), për të qenë feja që do të udhëheqë njerëzimin deri në fund të ekzistencës së tij, për të arritur lumturinë e kësaj bote dhe mirësitë e botës tjetër.

 

Neni 1

Bashkësia Islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, është organizatë fetare jopolitike e pavarur nga shteti, ku përfshihen të gjithë besimtarët myslimanë në territorin e Republikës së Shqipërisë që pranojnë dhe zbatojnë parimet themelore të fesë Islame.

Sigla e  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është KMSH.

 

Neni 2

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qëllim fetar e bamirës. Në ushtrimin e veprimtarisë së tij, ai ka si objekt të përhapë, zgjojë dhe forcojë tek besimtarët myslimanë besimin Islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimanëve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë për atdheun dhe popullin shqiptar. Shkolla juridike për zbatimin e riteve fetare nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Republikën e Shqipërisë, është shkolla Juridike Hanefi, e cila e mbështet të gjithë veprimtarinë e saj në Kur’an dhe traditën Profetike.

 

Neni 3

Selia e  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është në Tiranë, Rr. “Presidenti George Bush”, nr. 50. 

 

Neni 4

Stema e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është xhamia “Et’hem Bej” - Tiranë.

 

Neni 5

Vula e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është e rrumbullakët, në mes ka figurën e xhamisë “Et’hem Bej” - Tiranë, për rreth xhamisë është shkruar, Republika e Shqipërisë,  Bashkësia Islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kryesia.

 

Neni 6

Gjuha  zyrtare e  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është gjuha shqipe. 

Gjatë kryerjes së riteve fetare (faljes), përdoret vetëm gjuha arabe.

 

Neni 7

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është person juridik.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Myftinive të Zonave, Myftinive të Rretheve dhe Nënmyftinive.

 

Neni 8

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i vetmi person juridik që ushtron aktivitet fetar, arsimor, dhe kulturor të besimit Islam në Republikën e Shqipërisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ushtron edhe aktivitet ekonomik dhe humanitar nëpërmjet ndihmave që grumbullohen nga donatorët brenda dhe jashtë vendit, duke respektuar dhe zbatuar Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

 

Neni 9

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së tij  fetare ka të drejtë të ndërtojë xhami dhe objekte të tjera në funksion të  tyre, ku do të kryhen ceremoni e rite fetare, veprimtari social-kulture dhe humanitare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka të drejtë të hapë qendra kulturore, kurse fetare, shkolla parauniversitare të të gjitha niveleve dhe universitete në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore për sistemin arsimor parauniversitar dhe për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.  

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton gazetën e vet “Drita Islame” dhe revista e botime të tjera fetare e social-kulturore.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka të drejtë të ngrejë stacione radio e televizioni për predikimin e fesë Islame dhe pasqyrimin e veprimtarive të tij fetare, arsimore, social-kulturore dhe humanitare, në bazë të akteve ligjore e nënligjore për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë

 

Neni 10

Kohëzgjatja e  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është pa afat.

 

Neni 11

Besimtarët myslimanë e ushtrojnë sovranitetin e tyre nëpërmjet organeve përfaqësuese e drejtuese të  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

 

Neni 12

Festat zyrtare  fetare të besimit islam janë:

1. Fitër Bajrami (Bajrami i Madh)

2. Kurban Bajrami (Bajrami i Vogël)...

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBashkesia Islame e Malit te Zi, nenshkruan marreveshje me qeverine
Pas aktiviteteve intensive në fushën e përcaktimit të marrëdhënieve reciproke në mes të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të qeverisë malazeze, më 30.01.2012, në Villa Gorica,...

Opinion

article thumbnail21 vjet rilindje e Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Me 23 janar 2012, u mbushën plot 21 vjet nga koha kur institucioni zyrtar i Islamit në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, mori formë zyrtare dhe nisi misionin e tij në përhapjen e mesazheve të...