Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailBotohet libri me i ri, i KMSH-se 40 HADITHE MBI MORALIN
Libri më i fundit, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “40 Hadithe mbi moralin” ka parë dritën e botimit këto ditë, kur mbarë bota përkujton lindjen e...

Aktivitete

article thumbnailHap dyert panairi i librit islam ne Shkoder
Paraditen e së shtunës, më 4 shkurt 2012, ka çelur dyert e tij Panairi i Librit Islam në Shkodër. Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër është përshëndetur nga...

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KESHILLIT TE PERGJITHSHEM

Kryetar: Ylli Gurra

Anëtarët e Kryesisë së KP-së:

1. Komisioni i Kulturë dhe Thirrjes në Islam - Kryetar: Muhamed Sytari

2. Komisioni i Kontroll-Revizionimit - Kryetar: Altin Hysa

3. Komisioni i Arsimit - Kryetar: Gramoz Blliku

4. Komisioni i Mandateve dhe i Garancive Statutore - Kryetar: Islam Hoxha

 

Këshilli i Përgjithshëm mblidhet në mbledhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Në mbledhje të zakonshme, ai mblidhet dy herë në vit, mundësisht në muajin mars dhe tetor të çdo viti.

Këshilli i Përgjithshëm thirret në mbledhje të jashtëzakonshme, kur kërkohet nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ose me kërkesën e 1/3-s  së të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Mbledhja e jashtëzakonshme njoftohet nga Kryetari i KMSH-së vetëm për një çështje ose rend dite të caktuar, sipas kërkesës së bërë nga organet ose anëtarët e këshillit të përgjithshëm të përcaktuar në statut.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm zhvillohet me pjesëmarrjen e mbi 2/3-s  së të gjithë anëtarëve të tij.

Këshilli i Përgjithshëm merr vendime me shumicën e votave në prani të dy të tretave të të gjithë anëtarëve të tij, dhe vendimet konsiderohen të miratuara kur janë votuar nga 50+1% e pjesëmarrësve në mbledhje.

Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm hyjnë në fuqi menjëherë në datën e zhvillimit të mbledhjes.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm zgjidhet me mandat 4 (katër) vjeçar.

Këshilli i Përgjithshëm zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme dhe të posaçme.

Në përbërje të Këshillit të Përgjithshëm funksionojnë këto komisione të përhershme:

1. Komisioni i thirrjes në Islam.

2. Komisioni i Kontroll-Revizionimit.

3. Komisioni i Arsimit.

4. Komisioni i Mandateve dhe i Garancive Statutore.

Komisionet e përhershme zgjidhen me mandat 4 (katër) vjeçar.

Kryetarët e komisioneve të përhershme zgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm me shumicë votash me mbi 50+1% të anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje.

Kryetarët e komisioneve janë anëtarë të këshillit të përgjithshëm dhe duhet të jenë specialistë të fushave përkatëse të komisioneve që ata drejtojnë.

Kriteret për zgjedhjen e kryetarëve të komisioneve të përhershme përcaktohen në rregulloren e brendshme të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Komisionet e Këshillit të Përgjithshëm mbikëqyrin dhe ushtrojnë kontroll në qendër dhe në myftinitë për realizimin e detyrave të vëna nga Këshilli i Përgjithshëm për periudhën midis dy mbledhjeve dhe raportojnë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm.

Komisionet, gjatë ushtrimit të kontrollit, mund të aktivizojnë specialistë jo anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, vetëm me miratim të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Kryetarët e komisioneve, midis dy mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, paraqesin me shkrim, në Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm, raport mbi realizimin e detyrave të lëna nga Këshilli i Përgjithshëm.

Këshilli i Përgjithshëm, në mbledhjen e parë zgjedh kryesinë e tij.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm përbëhet nga:

- Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm.

- Kryetarët e Komisioneve të përhershme të Këshillit të Përgjithshëm.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBashkesia Islame e Malit te Zi, nenshkruan marreveshje me qeverine
Pas aktiviteteve intensive në fushën e përcaktimit të marrëdhënieve reciproke në mes të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të qeverisë malazeze, më 30.01.2012, në Villa Gorica,...

Opinion

article thumbnail21 vjet rilindje e Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Me 23 janar 2012, u mbushën plot 21 vjet nga koha kur institucioni zyrtar i Islamit në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, mori formë zyrtare dhe nisi misionin e tij në përhapjen e mesazheve të...