Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

DREJTORIA E FINANCES

Drejtor: Ma. Ylli Cikalleshi

 

Drejtoria e Financës ndjek dhe zbaton vendimet e
Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë në fushën
e fi nancës.
Drejtoria e Financës administron fi nancat e Komunitetit
Musliman, përgatit planet për shtimin e të ardhurave, studion
dhe orienton mundësitë e uljes së shpenzimeve të tepërta
nga të gjitha strukturat dhe sektorët e Komunitetit Musliman
dhe Myftinive. Drejtoria e Financës është përgjegjëse
për veprimtarinë fi nanciare të Komunitetit Musliman të
Shqipërisë.
Harton buxhetin vjetor të Komunitetit Musliman të
Shqipërisë për vitin pasardhës, të ndarë për çdo tre mujor
dhe brenda muajit tetor të vitit në vazhdim e kalon për
diskutim në Kryesinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë
dhe ndjek zbatimin dhe realizimin e tij pas miratimit nga
Këshilli i Përgjithshëm.
Ndërmerr studime në bashkëpunim me drejtorinë e
Vakf-Investimeve, me qëllim rritjen e të ardhurave nëpërmjet
vënies në efi çencë të pronave dhe efektivitetit të investimeve
dhe uljen e shpenzimeve të panevojshme.
32
KOMUNITETI MUSLIMAN I SHQIPËRISË
Drejtoria e Financës drejton dhe kontrollon
veprimtarinë fi nanciare, depozitat e llogaritë bankare të
myftinive dhe shkollave në varësi të Komunitetit Musliman
të Shqipërisë dhe nxjerr udhëzime për mirëadministrimin
fi nanciar.

Drejtoria e Financës sipas Statutit të KMSH-së

Drejtoria e Financës ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e financës.

Drejtoria e Financës administron financat e Komunitetit Mysliman, përgatit planet për shtimin e të ardhurave, studion dhe orienton mundësitë e uljes së shpenzimeve të tepërta nga të gjitha strukturat dhe sektorët e Komunitetit Mysliman dhe Myftinive. Drejtoria e Financës është përgjegjëse për veprimtarinë financiare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Harton buxhetin vjetor të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për vitin pasardhës, e kalon për diskutim në Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe ndjek zbatimin dhe realizimin e tij pas miratimit nga Këshilli i Përgjithshëm.

Ndërmerr studime në bashkëpunim me drejtorinë e Vakf-Investimeve, me qëllim rritjen e të ardhurave nëpërmjet vënies në efiçencë të pronave dhe efektivitetit të investimeve.

Drejtoria e Financës drejton dhe kontrollon veprimtarinë financiare, depozitat e llogaritë bankare të myftinive dhe shkollave në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe nxjerr udhëzime për miradministrimin financiar.

 

Drejtoria e Financës ndjek gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare të KMSH. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën e saj me të gjitha drejtoritë e tjera për realizimin e detyrave ekonomiko financiare të KMSH.

Drejtoria e Financës ndjek dhe kontrollon gjithë veprimtarinë ekonomiko financiare të myftinive, qendrave kulturore, kurseve dhe medreseve e shkollave të tjera të ciklit parauniversitar ne vartësi të KMSH.

Drejtoria e Financës harton projektbuxhetin vjetor financiar, të ndarë, në të ardhurat dhe shpenzimet, ndjek zbatimin e tij periodikisht dhe informon kryesinë e KMSH për realizimin e tij sipas zërave.

Administron me dokument të rregullt financiar të gjitha donacionet që vijnë për llogari të KMSH.

Udhëzon dhe kontrollon administratorët e myftinjve e të medreseve.

Studion burimet për shtimin e të ardhurave dhe uljen e shpenzimeve dhe i propozon kryesisë së KMSH me shkrim, mundësitë dhe rrugët për realizimin e tyre.

Drejtoria e Financës evidenton dhe administron vlerat materiale dhe monetare të KMSH dhe gjithë strukturave në vartësi të tij.

Arkëton donacionet e ndryshme dhe 30% të të ardhurave nga qiratë dhe shitjet nga myftinitë.

Drejtoria e Financës udhëzon administratorët e menaxherët e Myftinive për administrimin e vlerave materiale e monetare. Kontrollon veprimtarinë e tyre brenda vitit.

Në bazë të aktivitetit të myftinisë, kur lind nevoja i propozon Kryesisë së KMSH shtimin në organikën e myftinitë vendin e administratorit ose menaxherit.

Drejtoria e Financës, kur konstaton nga myftinitë shkelje të nenit 49 pika 3 të Statutit të KMSH, i propozon Kryesisë së KMSH masë disiplinore për myftiun dhe administratorin, sipas neneve 59 e 60 të Statutit, deri në largim nga detyra. Bllokon llogarinë bankare te Myftinisë dhe bën nxjerrje të detyrueshme të 30 përqindëshit të të ardhurave nga qiratë dhe shitje, në favor të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

Drejtoria e Financës u jep udhëzime me shkrim, myftinjve për mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit.

Drejtoria e Financës në bashkëpunim me drejtorinë e burimeve njerëzore, evidentojnë të gjithë të punësuarit në strukturat e KMSH e myftinitë dhe, përmbushin detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Në bashkëpunim me drejtorinë e burimeve njerëzore studion pagat e punonjësve në të gjithë strukturën e Komunitetit Musliman dhe i propozon Kryesisë së KMSH caktimin e pagave në bazë të vendit të punës, detyrës që kryen, nivelit arsimor, vjetërsisë dhe vështirësisë në punë.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...