Drejtor: Ma. Genti Kruja
Genti Kruja ka lindur më 1977 dhe është diplomuar në Shkencat Sociale për Sociologji. Aktualisht ai vazhdon studimet në Doktoraturë.
Arsimi:
- 1999 Instituti i Gjuhës Angleze, Universiteti i Bosforit, Stamboll
- 1999-2003 Universiteti Istanbul, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Sociologji
- 2004-2007 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Master në Sociologji-Filozofi, me temë “Dialogu dhe toleranca ndërfetare: ecuri dhe sfida”.
- 2009 e në vazhdim doktorant në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi-Sociologji
Detyrat:
2003-2005 redaktor i gazetës “Drita Islame”
2005-2010 Drejtor i Burimeve Njerëzore në KMSH
2010 e në vazhdim Drejtor i Kulturës dhe i Dialogut Ndërfetar
Eksperiencat:
- Artikuj të botuar në gazeta dhe revista të ndryshme, si dhe përkthime, redaktime e përgatitje për botim të disa librave me karakter kulturor, sociologjik, etj.
- Bashkorganizim i disa simpoziumeve si: “Domosdoshmëria e Dialogut Ndërkulturor për Paqen Globale”, “Dialogu ndërkulturor si vlera integruese”, etj., në bashkëpunim me institucione të ndryshme.
- Katër libra të botuar, tre si bashkautor me disa akademikë, botuar në shqip dhe anglisht dhe një studim bazuar edhe në mikrotezën e masterit, mbrojtur në Universitetin e Tiranës në Sociologji-Filozofi “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”.
Detyrat:
Drejtoria e Kulturës dhe e Dialogut Ndërfetar ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë kulturore Islame.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe e Dialogut Ndërfetar duhet të ketë kryer fakultet laik ose teologjik islam, si dhe të jetë i specializuar në fushën e dialogut ndërfetar, si dhe të ketë botime të ndryshme. Drejtori i kësaj Drejtorie duhet të dijë të paktën një gjuhë të huaj dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
Drejtoria e Kulturës dhe e Dialogut Ndërfetar përgjigjet dhe ndjek të gjitha llojet e veprimtarive kulturore, si simpoziume, konferenca, panele, aktivitete, tryeza të rrumbullakëta, botime librash me logon e KMSH-së, në lidhje me promovimin e kulturës islame si dhe të Dialogut Ndërfetar.
Drejtoria e Kulturës dhe e Dialogut Ndërfetar ka këtë strukturë organizative:
1. Departamenti i Dialogut Ndërfetar
Departamenti i Dialogut Ndërfetar në koordinim me të gjitha organet e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe me bashkëpunim me Komunitetet e tjera fetare tradicionale në vend dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, mund të organizojë aktivitete të ndryshme për të promovuar dashurinë dhe tolerancën ndërfetare ndër shqiptarët, si dhe të nxisë me anë të të gjitha mjeteve, qofshin zyrtare, qoftë media e shkruar apo vizive, qofshin organizma vendase apo të huaj, që të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre, për ta promovuar traditën e shkëlqyer të bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë, për ta çuar më tej atë, si dhe për t’ia trashëguar atë brezave që do të vijnë.
2. Këshilli botues
Këshilli botues kryen këto detyra:
• Studion nevojën e botimeve të literaturës Islame
• Përpunon botimet e vjetra Islame të domosdoshme për kohën
• Rekomandon dhe stimulon përkthimin e literaturës së re Islame
• Përgatit recensione të librave që përkthen e shpërndan, etj.

