Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

DREJTORIA E THIRRJES NE ISLAM

Drejtor: Elvis Naçi

Drejtoria e Thirrjes në Islam ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë fetare Islame.

Drejtori i Drejtorisë së Thirrjes në Islam duhet të ketë kryer medresenë dhe fakultet laik ose fakultet teologjik islam dhe duhet të dijë arabisht dhe një gjuhë që përdoret në BE dhe të kenë përvojë pune mbi 5 vjet. Nëpunësit e tjerë të kësaj drejtorie duhet të kenë arsim të lartë fetar ose laik.

Drejtoria e Thirrjes në Islam përgjigjet dhe ndjek të gjitha llojet e veprimtarive të thirrjes në Islam, në bazë dhe qendër.

Drejtoria e Thirrjes në Islam ka për detyrë të organizojë veprimtari për thirrjen në Islam, të përgatisë hutbe, vaaza, ligjërata dhe predikime. Kjo drejtori organizon dhe aktivizon sektorin e gruas në shkallë vendi, si dhe ndjek bibliotekën e KMSH-së.


Drejtoria e Thirrjes në Islam ndjek dhe kryen këto detyra:

Drejton dhe organizon të gjitha format e  thirrjes në Islam, që bën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ndjek të gjitha aktivitetet  Islame që organizon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në kuadrin e festave fetare dhe veprimtarive të tjera Islame.

Drejtoria e Thirrjes në Islam ka në strukturën e vet organizative edhe Bibliotekën e KMSH-së.

Kujdeset për administrimin shkencor e pasurimin e inventarit të bibliotekës së Komunitetit Mysliman në qendër dhe të Myftinive.


Biblioteka

Përgjegjësi i bibliotekës zbaton detyrat e lëna nga Drejtoria përkatëse dhe Kryesia, si dhe ka për detyrë të pasurojë bibliotekën e KMSH-së, të dixhitalizojë, kartelizojë dhe regjistrojë titujt dhe të dhënat e librave në bibliotekë, të organizojë nën drejtimin e drejtorit të Drejtorisë së vet pjesëmarrjen në panairet e librit brenda dhe jashtë vendit, të lërë të hapur bibliotekën gjatë orarit zyrtar, të ketë një regjistër ku të regjistrojë të dhënat për lexuesit që frekuentojnë bibliotekën, të arkivojë nga 5 kopje të çdo botimi (libër, gazetë, revistë, broshura, etj.) që del me logon e KMSH-së, si dhe çdo vit të lidhë gazetën “Drita Islame” si libër duke e arkivuar në bibliotekë.



 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...