Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

DREJTORIA E MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN

Drejtor: Agron Hoxha

Z. Agron Hoxha lindur më 1975 në Shkodër. Pasi ka kryer Medresenë në Stamboll ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e "Arkitekt Sinani" për Radio-Televizion dhe Kinema-Regjizurë. Vazhdon studimet pasuniversitare -  Master Shkencor në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në universitetin Hëna e Plotë - BEDËR. Pas studimeve ka punuar për disa vite në kanale të ndryshme televizive në Shqipëri dhe jashtë saj si regjisor dhe producent. Prej vitit 2003 deri më tani ka qenë Kryeredaktor i Gazetës “Drita Islame” në KMSH. Prej pesë vitesh është regjisor i programeve festive organizuar në Pallatin e Kongreseve për nder të figurës së ndritur të Profetit Muhamed a.s. si dhe shumë programeve të tjera të organizuar në Tiranë dhe në rrethet e tjera të vendit.

Z. Agron Hoxha është njohës shumë i mirë i gjuhëve Anglisht, Turqisht, etj.


Marrëdhëniet me Publikun dhe median konsistojnë në të gjitha format e komunikimit të planifikuar, të jashtëm dhe të brendshëm, në mes të institucionit dhe target grupit të caktuar në mënyrë që të arrihen qëllime specifike lidhur me mirëkuptimin reciprok

Funksionet:
• Planifikim strategjik i komunikimit
• Zhvillim dhe ruajtje e marrëdhënieve korrekte me grupet
relevante të targetuara
• Koordinim i informacionit të brendshëm
• Organizimi i evenimenteve të brendshme dhe të jashtme
• Koordinimi i bashkëpunimit me institucionet dhe agjencitë e jashtme
• Këshilltar i Kryetarit për marrëdhëniet me median dhe publikun

Pozicioni:
• Është personi i kontaktit për institucionin
• Siguron opinione, përfaqësime dhe informacion për
institucionin
 

Tipet e Marrëdhënieve me Publikun:

• Raportet me media
• Raportet me anëtarësinë/xhematin etj.
• Marrëdhëniet me organizmat / institucionet e ndryshme
• Komunikimi në kohë të caktuara
• Komunikimi edukativ
• Lobimi

Mënyrat e Komunikimit:
• Marrëdhënie me media
• Faqja e internetit
• Kartat e biznesit, nënshkrimet elektronike në e-maila, materiale
informuese për organizmin institucional
• Sjellja e anëtarëve në raportet personale dhe telefonike me aktorë të jashtëm
• Ngjarjet / datat zyrtare
• Ngjarjet / datat jo-zyrtare
• Aktivitete në bazë, me publikun (dëgjime publike, takime etj)
 

Mjetet për komunikim me media që do të përdoren:

• Kumtesa
• Konferenca për shtyp
• Deklarata audio/video të regjistruara
• Intervista
• Dërgon Artikuj për botim ose për informim
• Informacione të shtypura apo elektronike (CD, DVD)
• Recepsion me përfaqësues të medias
• Vizita në terren / mbulim mediatik
• Takime jo-formale me gazetarë

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...