Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE

Drejtoria e Vakf-Investimeve sipas statutit të KMSH-së:

Drejtor Ma. Uran Kalej

Drejtoria e Vakf-Investimeve ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së KMSH-së për evidentimin, ruajtjen dhe mirëadministrimin e pronave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shkallë vendi.

Drejtoria e Vakf-Investimeve mban lidhje me zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, dhe të arkivave në rrethe dhe qarqe me qëllim që të tërheqë nga këto zyra aktet zyrtare për pronat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, përgatit dokumentacionin e nevojshëm dhe i paraqet në Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Qarqeve me objektiv kthimin dhe kompensimin e pronave të KMSH-së në të gjithë Republikën e Shqipërisë

Administron pronat e kthyera duke u interesuar për shtimin e të ardhurave si dhe ndjek kryerjen e investimeve në vakufe që janë pronë e KMSH-së.

Krijon dhe pasuron arkivin e pronave në shkallë vendi. Krijon, në dy kopje, regjistrat e pronave, nga të cilat origjinalin e arkivon dhe kopjen tjetër e përdor për veprimtarinë operative të drejtorisë. Sistemon dhe ndan, sipas rretheve dhe për çdo myftini, dokumentacionin për pasuritë e paluajtshme.

Përgatit udhëzime për procedurat që duhen ndjekur nga myftinitë në shkallë vendi, për mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur për sigurimin dhe tërheqjen e akteve zyrtare nga organet kompetente dhe përpunimin e paraqitjen e tyre në KKKP pranë qarqeve.

Ndjek regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në shkallë vendi.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...