Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

DREJTORIA E MARREDHENIEVE ME JASHTE

Drejtor: Ma. Astrit Zharri

Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë sipas statutit të KMSH-së:

Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në marrëdhëniet me komunitetet simotra të shteteve të huaja dhe me organizatat dhe shoqatat Islame brenda dhe jashtë vendit.

Ndjek zbatimin e programeve dhe marrëveshjeve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me komunitetet, shoqatat, organizatat dhe fondacionet Islame e joislame brenda dhe jashtë vendit.

Ndjek praktikën e vizitave që bëhen në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga përfaqësues të komuniteteve fetare islame dhe përfaqësues shtetërore të vendeve të huaja si dhe vizitat zyrtare dhe procedurat protokollare që bëjnë drejtues ose delegacione të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë jashtë vendit.

Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë duhet të ketë fakultet teologjik Islam ose arsim të lartë laik, preferohet të ketë kryer fakultetin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Drejtoria e marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun, ndjek me përparësi protokollare udhëzimet e kryesisë për përgatitjen e për dërgimin e ftesave e telegrameve në emër të Kryetarit të Komunitetit Mysliman në rastet e festave Islame, kombëtare e të aktiviteteve të ndryshme Islame që zhvillon Komuniteti Mysliman. Kjo drejtori përgatit tekstin e telegrameve e të letrave që Komuniteti Mysliman  i drejton titullarëve të institucioneve shtetërore, fetare e ambasadave të huaja, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, në raste urimi e ngushëllimi.

Drejtoria protokollare e marrëdhënieve me jashtë  dhe me publikun, për të gjitha problemet administrative që i dalin, konsultohet me Sekretarin e Përgjithshëm.

Kjo zyrë ka nën kujdes të indeksojë saktësisht emërtimin e titullarëve dhe adresat e institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare, tarikateve, ambasadave, shoqatave islame dhe të çdo institucioni që ka lidhje me Komunitetin Mysliman.

 

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...