Drejtor: Ma. Dorian Demetja
Z. Dorian Demetja ka lindur në Tiranë më 1977. Pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare në Tiranë ka kryer studimet e mesme në Medresenë “Esat Pasha” në Stamboll (1992-1996). Në vitet 1996-1997 ka kryer sudimet për gjuhën Arabe dhe më pas në vitet 1997-2001 ka vazhduar studimet në Universitetin Marmara, Fakulteti i Shkencave Teologjike, Dega Teologji në Stamboll, ku teza e diplomës që ka mbrojtur ka qenë me temë “Psikologjia e fesë”. Aktualisht vazhdon studimet pasuniversitare në nivelin Master në Universitetin e Bursës.
Detyrat:
2001-2003 mësues në Medresenë “H. Mahmud Dashi”, Tiranë
2003 Përgjegjës i Sektorit të Rinisë pranë Drejtorisë së Kulturës në KMSH
Nga 2004 e në vazhdim Drejtor i Kulturës dhe i Thirrjes në Islam në Selinë e Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Tiranë
Z. Dorian Demetja ka botuar mbi 35 artikuj në gazeta dhe revista të ndryshme, ka përkthyer, redaktuar dhe përgatitur për botim rreth 10 libra me karakter pedagogjik, sociologjik, filozofik, dhe teologjik. Ka mbaruar disa kurse trajnimi dhe ka dhënë disa herë seminare pedagogjie në disa shkolla të Shqipërisë.
Gjatë viteve të punës, ka bërë të mundur bashkëpunimin me disa organizata vendase dhe ndërkombëtare, siç janë USAID, World Religions for Peace, Instituti Shqiptar i Medias, etj., me të cilat janë organizuar disa simpoziume, panele, seminare dhe promovime.
Është njohës i gjuhëve të huaja: Turqisht, Arabisht, Anglisht dhe Italisht.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore sipas statutit të KMSH-së:
Drejtoria e Burimeve Njerëzore ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për emërimin e lëvizjen e kuadrove dhe nëpunësve të emërtesës së Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm. Ndjek veprimtarinë e çdo kuadri dhe evidenton arritjet dhe mangësitë e secilit gjatë kryerjes së detyrës.
Krijon fashikull për çdo kuadër e nëpunës të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe i mban e i ruan në arkivin e kësaj drejtorie. Plotëson dhe pasuron fashikujt e kuadrove dhe nëpunësve me aktet zyrtare të domosdoshme, fotografi, dokumentet shkollore, civinë, kërkesa personale ku pasqyrohet veprimtaria personale e secilit punonjës.
Bën pasqyrimin e fashikujve të kuadrove dhe nëpunësve me vlerësime pune, dëshmi aftësimi e kualifikimi, masat ndëshkimore dhe me stimujt moralë dhe materialë të dhënë nga organet e KMSH-së dhe organet shtetërore si dhe organizmat ndërkombëtare Islame. Pasqyron në fashikull të gjitha vendimet për emërimet, lëvizjet paralele, uljet në detyrë, shkarkimet nga detyra dhe heqjen ose dhënien e ofiqeve fetare etj.
Përgatit propozimet për emërimet, lëvizjet dhe shkarkimet e kuadrove dhe nëpunësve dhe ia paraqet Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për vendim.
Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore duhet të ketë arsim të lartë fetar Islam ose laik dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
Drejtoria e burimeve njerëzore kryen këto detyra:
Mban kartotekën dhe fashikujt për çdo kuadër drejtues, nëpunës fetar e civil dhe specialist që punojnë në të gjithë strukturën e KMSH.
Përgatit propozimet për emërimin, lëvizjen , shkarkimet, uljen në detyrë dhe stimujt moral e material.
Krijon fashikull për çdo kuadër e nëpunës të KMSH dhe i pasuron ato në vazhdimësi.
Përgatit dhe organizon konkurimet për plotësimin e vendeve vakant sipas emërtesës.
Administron kërkesat për çdo vend pune.
Harton programin e kualifikimit të kuadrove e nëpunësve të KMSH dhe ndjek zbatimin e tij.
Kryen studimin për plotësimin e nevojave me kuadrin e nevojshëm në të gjithë strukturën e KMSH.
Kryen studime për nivelin arsimor të nëpunësve fetar e civilë që punojnë në të gjithë strukturën e KMSH dhe merr masa për plotësimin dhe zëvendësimin për çdo vend pune me punonjës, në bazë të kritereve të përcaktuara në Statutin e KMSH.
Bashkëpunon me Drejtorinë e Financës për caktimin e pagave të të gjithë punonjësve të KMSH.

