Drejtor: M.A. Altin Shima
Emri : Altin
Mbiemri : Shima
Arsimi i Mesëm
Medreseja Liria Cërrik
Arsimi i Lartë
Fakulteti i Shkencave te Natyrës dega Informatike - Tirane
Eksperience Pune
Arsim Privat, 2005-2007
Pozicioni: Mësues i lendes informatike
Medreseja Liria - Cërrik, 2007-2009
Pozicioni: Mësues i lëndës informatikë
Medreseja e Korçës, 2009-2010
Drejtor i Medresesë
Myftinia e Kolonjës, 2009-2010, Myfti
AFTESI PERSONALE
Njohuri shumë të mira të gjuhëve:
Anglisht
Turqisht
Italisht
Arabisht
Njohuri te mira te gjuhës Arabe
Njohuri elementare të gjuhës Gjermane
Drejtoria e Arsimit dhe e Rinisë sipas statutit të KMSH-së:
Drejtoria e Arsimit dhe e Rinisë ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për arsimin. Ajo harton programin mësimor unik të lëndëve fetare Islame për të gjitha shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe të larta në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Programi i lëndëve mësimore Islame bëhet në përputhje të plotë me shkollën juridike Islame Hanefi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjitha nivelet e shkollave jopublike të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Drejtoria e Arsimit dhe e Rinisë drejton, organizon dhe kontrollon të gjithë procesin mësimor dhe edukativ fetar Islam në shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe të larta të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kurset fetare që funksionojnë pranë xhamive dhe kurset Islame që organizohen nga shoqatat në qendrat kulturore në varësi të Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Drejtoria e Arsimit dhe e Rinisë bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për realizimin e procesit mësimor edukativ në shkollat në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndjek dhe zbaton marrëveshjet e lidhura me shoqatat Islame sponsorizuese në fushën e arsimit dhe kulturës, bashkëpunon me shoqatat Islame që janë deklaruar dhe miratuar për të ndihmuar në fushën e arsimit e të edukimit Islam në Shqipëri. Mban marrëdhënie me institucione arsimore Islame në vende të huaja në interes të zhvillimit dhe perfeksionimit të arsimit Islam në Shqipëri.
Drejtori i drejtorisë së arsimit duhet të ketë kryer arsim të lartë përkatës teologjik ose laik dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
Drejtoria e Arsimit dhe i Rinisë ndjek dhe kryen këto detyra:
• Ndjek dhe zbaton vendimet e kryesisë së KMSH për arsimin.
• Harton programin mësimor dhe edukativ të lëndëve fetare për të gjitha shkollat e sistemit parauniveristar 9-të vjeçar, në bazë të statutit të KMSH dhe në përputhje të plotë me shkollën juridike Islame Hanefi.
• Organizon dhe kontrollon të gjithë procesin mësimor dhe edukativ fetar Islam në të gjithë shkollat e sistemit parauniversitar, si dhe universitar dhe të kurseve fetare të besimit Islam që funksionojnë pranë xhamive, qendrave kulturore dhe në vartësi të KMSH.
• Bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për realizimin e proç esit mësimor edukativ në shkollat jopublike në vartësinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
• Ndjek dhe zbaton marrëveshjet e lidhura me shoqatat Islame sponsorizuese në fushën e arsimit dhe kulturës.
• Mban marrëdhënie me institucionet arsimore Islame simotra të vendeve të huaja në interes të zhvillimit dhe perfeksionimit të arsimit fetar Islam në Shqipëri.
• Ndihmon dhe kontrollon të gjitha institucionet arsimore që janë në juridiksionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
• Ndjek analizat vjetore të institucioneve arsimore që drejtohen prej saj.
• Ushtron kontrolle periodike, kryen sondazhe, vëzhgime dhe anketime të ndryshme në të gjitha institucionet arsimore.
Studion nevojat dhe kërkesat për çdo vit arsimor dhe planifikon kuadrin e nevojshëm arsimor për shkollat e sistemit parauniversitar, në bazë të programeve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për lëndët laike dhe nga Kryesia e KMSH për lëndët fetare.
Sektori i rinisë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka detyrë:
• Të organizojë sektorët e rinisë pranë myftinive të rretheve dhe forumet rinore të djemve në të gjitha shkollat fetare Islame të KMSH.
• Përgjegjësi i sektorit të rinisë në qendër programon dhe zhvillon takime e biseda me përgjegjësit e rinisë së rretheve ku diskutohen probleme e alternativa të ndryshme dhe jepen mendime për zgjidhjen e tyre.
• Organizon takime e biseda me intelektualë, studentë e të rinjë me qëllim, afrimin e tyre në besimin dhe kulturën Islame.
• Krijon lidhje bashkëpunimi me sektorët e rinisë të vendeve të ndryshme myslimane.
• Përgatit dhe shpërndan fletëpalosje e literaturë të ndryshme fetare për përhapjen e zërit të fesë Islame anembanë vendit.
• Zhvillon aktivitete kulturore dhe sportive në bazë myftinie dhe në shkallë vendi.

