Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailBotohet libri me i ri, i KMSH-se 40 HADITHE MBI MORALIN
Libri më i fundit, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “40 Hadithe mbi moralin” ka parë dritën e botimit këto ditë, kur mbarë bota përkujton lindjen e...

Aktivitete

article thumbnailHap dyert panairi i librit islam ne Shkoder
Paraditen e së shtunës, më 4 shkurt 2012, ka çelur dyert e tij Panairi i Librit Islam në Shkodër. Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër është përshëndetur nga...

Departamenti i Dialogut Nderfetar

Departamenti i Dialogut Ndërfetar me vendim kryesie Tetor 2010 është përfshirë në Drejtorinë e Kulturës, duke u quajtur kështu Drejtoria e Kulturës dhe e Dialogut Ndërfetar me drejtor MA. Genti Kruja. Ky departament ka për detyrë të organizojë programe, simpoziume, panele, konferenca, tryeza të rrumbullakta, të botojë libra, artikuj, etj. në lidhje me promovimin e Dialogut Ndërfetar.

Ky departament në koordinim me të gjitha organet e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe me bashkëpunim me Komunitetet e tjera fetare tradicionale në vend dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, mund të organizojë aktivitete të ndryshme për të promovuar dashurinë dhe tolerancën ndërfetare ndër shqiptarët, si dhe të nxisë me anë të të gjitha mjeteve, qofshin zyrtare, qoftë media e shkruar apo vizive, qofshin organizma vendase apo të huaj, që të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre, për ta promovuar traditën e shkëlqyer të bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë, për ta çuar më tej atë, si dhe për t’ia trashëguar atë brezave që do të vijnë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, e sheh shumë të rëndësishme promovimin dhe zhvillimin e Dialogut Ndërfetar në Shqipëri, për arsye se sot, me të vërtetë Shqipëria përbën një nga rastet e rralla dhe ndoshta unikale në botë, për harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare. Kjo vlerë shërben edhe si një faktor tepër pozitiv për kombin shqiptar, vendin tonë, si dhe për integrimin e tij në BE.

Për foto të aktiviteteve kliko më poshtë:

http://www.kmsh.al/fotografi.html?func=viewcategory&catid=3

 

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBashkesia Islame e Malit te Zi, nenshkruan marreveshje me qeverine
Pas aktiviteteve intensive në fushën e përcaktimit të marrëdhënieve reciproke në mes të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të qeverisë malazeze, më 30.01.2012, në Villa Gorica,...

Opinion

article thumbnail21 vjet rilindje e Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Me 23 janar 2012, u mbushën plot 21 vjet nga koha kur institucioni zyrtar i Islamit në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, mori formë zyrtare dhe nisi misionin e tij në përhapjen e mesazheve të...