Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH boton vellimin e pare - Vjetari i aktiviteteve 2010-2011

Komuniteti Mysliman, Drejtoria e Kulturës, ka bërë të mundur nxjerrjen e vëllimit të parë të Vjetarit të Aktiviteteve të një viti, duke filluar nga Shtatori 2010 deri në Tetor 2011, si një buletin voluminoz, i cili sheh dritën e botimit për herë të parë në llojin e vet.

Ky botim i kataloguar me ISBN në Bibliotekën Kombëtare, vjen si një botim special me 150 faqe, me letër luksoze, e pasur me 300 fotografi me ngjyra të aktiviteteve të shumta, zhvilluar gjatë një viti të gjatë dhe të ngjeshur me ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme për institucionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në qendër dhe në rrethe.

Vjetari i Aktiviteteve do të pasohet çdo vit me vëllimet në vijim për aktivitetet e një viti të tërë, duke bërë të mundur kështu njohjen e lexuesve me të gjitha aktivitetet kryesore të institucionit të KMSH-së.

Botimi i këtij viti do të shpërndahet për të gjitha institucionet zyrtare dhe drejtuesit e tyre, pushtetit qendror dhe atij lokal, nëpërmjet KMSH-së dhe myftinive të çdo rrethi të Shqipërisë.

 
kurban_bannerramazan_al

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...