Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Botohet revista HAXHI DHE KURBANI dhe hapet faqja www.kurbani.al

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për herë të parë, ka përgatitur këtë vit një botim special në lidhje me Haxhin dhe Kurbanin. Ashtu si edhe në Ramazanin e këtij viti, ku u përgatit për herë të parë një botim i tillë me një tirazh prej 7.000 kopjesh dhe i ribotuar brenda muajit të Ramazanit, edhe ky botim vjen me të njëjtin format, atë të një reviste me ngjyra, e konceptuar tërheqëse dhe atraktive për të gjitha grupmoshat e lexuesve tanë.

Në këtë revistë, botim i Drejtorisë së Kulturës në Komunitetin Mysliman, krahas përshëndetjes së rastit nga Kryetari H. Selim Muça, gjenden artikuj të shumtë në lidhje me Haxhin dhe Kurbanin, të shkruara me mjeshtëri nga teologë dhe nga specialistë të këtyre fushave, fjalët e të cilëve i japin më tepër gjallëri dhe tjetër atmosferë ditëve në të cilat ne presim Haxhin dhe Kurban Bajramin.

Ky botim special do të shërbejë jo vetëm për ata që Allahu ua ka bërë të mundur të shkojnë në Haxh, apo të presin kurban, por për të gjithë besimtarët dhe të interesuarit e shumtë.

KMSH ka përgatitur gjithashtu një botim i veçantë me titull “Udhëzues për Haxhin”, si një libër xhepi, që do t’u shpërndahet të gjithëve besimtarëve që do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta.

Në të njëjtin kohë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, pas suksesit me faqen e Ramazanit www.ramazan.al, ka përgatitur edhe faqen e Haxhit dhe Kurbanit www.kurbani.al në të cilën mund të gjeni në formatin pdf revistën “Haxhi dhe Kurbani”, artikuj të ndryshëm mbi Haxhin dhe Kurbanin, si dhe të gjithë Kur’anin Kerim në audio me përkthim me titra shqip.

Faqja e Haxhit dhe e Kurbanit

www.kurbani.al

Revista në pdf

http://kurbani.al/revista/Haxhidhekurbani.pdf

 
kurban_bannerramazan_al

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...