
Në kuadër të muajit Ramazan 2011, muajit të mirësive të panumërta, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka përgatitur një botim special (revistë), duke pasur si qëllim kryesor njohjen e njerëzve me këtë muaj dhe në të njëjtën kohë, për të rifreskuar ndjenjat e besimit dhe rigjallëruar virtytet e larta morale e shpirtërore.
Në brendësi të kësaj reviste besimtarët, por jo vetëm, do të gjejnë një informacion të zgjeruar mbi historikun, rëndësinë, dobinë, vlerat dhe gjithçka rreth agjërimit të Ramazanit, këtij adhurimi shekullor. Krahas temave të agjërimit, në brendësi merren në shqyrtim edhe adhurime të tjera që janë specifike në Ramazan, në të cilin vlerësohet dhe shpërblehet shumëfish çdo vepër që kryhet me sinqeritet e përulësi ndaj Zotit të Lartë.
Edhe pse një njohje e shkurtër, revista përmban të dhëna të bollshme mbi Ramazanin. Ajo merr një vlerë më të madhe, duke qenë se vjen nga një njohje e mundësuar në mënyrë të kualifikuar dhe paraqet sqarime dhe kthjelltësi për Ramazanin, muajin e faljes, mëshirës, dhembshurisë, dashurisë, sakrificës, solidaritetit dhe paqes sociale.
Në fund, duke shpresuar në arritjen dhe përfitimin e mirësive të këtij muaji vlerashumë, urojmë që kjo revistë t’i vlejë qëllimit për të cilin është botuar, si dhe të shërbejë si fillim i mbarë për botime të tjera të vlefshme në të ardhmen.
Lexoni falas revistën Ramazan:

