Shkenca dhe teknika janë në shërbim të njeriut dhe s'ekziston asnjë shkak serioz për t'u trembur prej tyre. Ato janë të dobishme me aq sa na e garantojnë lumturinë dhe na lartësojnë në vlerat njerëzore. Pretendimi se shkencat pozitive s'janë asgjë, është fanatizëm dhe injorancë, ndërkaq të hedhësh poshtë çdo gjë jashtë tyre, është sektarizëm naiv.

