Feb 04, 2019 KMSH Aktivitete, Kryesore Comments Off on Abu Dabi: “Zhvillon punimet Konferenca Globale e Vëllazërisë njerëzore”
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, ndodhet prej disa ditësh në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në “Konferencën Globale të Vëllazërisë Njerëzore” me rreth 1500 përfaqësues të feve të ndryshme nga e gjithë bota, ndër të cilët veçojmë Shejhun e madh të Al-Az-harit, Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Papa Françeskun, Kreun e Kishës Katolike dhe sovran i qytetit të Vatikanit.
Ndër tematikat kryesorë të kësaj konference përmendim vlerat humane, modelin e përbashkët të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare si dhe besimin në një të ardhme të përbashkët njerëzore.
Kryetari i KMSH-së, z. Bruçaj, është shoqëruar nga Nënkryetari z. Bujar Spahiu, ku gjatë këtyre ditëve ata kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të tjerë fetarë, ku kanë ndarë modelin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare të vendit tonë.
Gjatë ditës së sotme pritet që Imami i madh Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Papa Françsku të takohen me krerët fetarë të ftuar nga e gjithë bota. Më tej ata do të vizitojnë Xhaminë e Madhe Shejh Zayed si dhe do të vazhdojnë më tej me itinerarin e takimit 3 ditor, takim i cili pritet të përfundojë nesër më 05 Shkurt 2019.
Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e veçantë të princit të kurorës Muhamed Bin Zayed.
Feb 07, 2019 Comments Off on Abu Dabi: Nënshkruhet “Dokumenti i vëllazërisë njerëzore”
Jan 16, 2019 Comments Off on Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle viziton KMSH-në
Jan 11, 2019 Comments Off on Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, viziton KMSH-në
Jan 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”
Feb 12, 2019 Comments Off on Njoftim i kryesisë së KMSH-së në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e këtij institucioni
Jan 31, 2019 Comments Off on Vjenë, zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Teologjisë Islame në Europë
Jan 25, 2019 Comments Off on Edukimi, proces i formimit të njeriut si qenie njerëzore
Jan 09, 2019 Comments Off on Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam