• Language
    • Shqip
    • English
    • Arabic ( العربية )

Faqja Zyrtare

  • Home
  • KMSH
    • KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
    • KRYESIA
    • KRYETARI
    • NËNKRYETARËT
    • KANCELARI
    • DREJTORITË
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN
      • DREJTORIA E ARSIMIT
      • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
      • DREJTORIA E ÇËSHTJEVE SOCIALE
      • DREJTORIA E FINANCËS
      • DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME
      • DREJTORIA E KABINETIT
      • DREJTORIA E KULTURËS DHE DIALOGUT NDËRFETAR
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
      • DREJTORIA E THIRRJES DHE MESAZHIT ISLAM
      • DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
      • ZYRA E GRUAS
    • MYFTINITË
    • KËSHILLI I TEOLOGËVE
    • MEDRESETË
    • UNIVERSITETI
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Botime
  • Foto
  • Video
  • Kontakt
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+

Cikli i programeve “Frytet e Besimit” ndalet në Kukës

Oct 05, 2017 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Cikli i programeve “Frytet e Besimit” ndalet në Kukës


Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kukësit. Dhjetëra besimtarë myslimanë ishin mbledhur në xhaminë kryesore të qytetit për të marr pjesë në bisedat fetare.

Për të ligjëruar ishte nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli dhe pedagogët e Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Xhemal Saferti dhe Veton Tulla.

Nënkryetari i KMSH-së foli për dashurinë ndaj Allahut, duke e cilësuar atë si më të madhen ndër dashuritë.

“Dashuria ndaj Allahut nënkupton bindjen, përuljen dhe adhurimin e Tij, kryerjen e urdhrave të Tij dhe të larguarit nga ndalesat e Tij. Dashuria ndaj Allahut kërkon edhe dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij a.s. Dashuria ndaj Allahut nënkupton edhe dashurinë ndaj besimtarëve, ndihmën e tyre, mbështetjen dhe përkrahjen e tyre. Dashuria ndaj Allahut të Lartësuar kërkon krijimin e raporteve shoqërore, lidhjeve dhe marrëdhënieve mbi themelin e dashurisë për hir të Allahut”, – tha ndër të tjera z. Luli.

Pedagogu i Kolegjit Universitar Bedër shtjelloi më tej dashurinë ndaj Allahut dhe më pas foli për vëllazërinë mes besimtarëve.

 “Dashuria për Allahun është besim, adhurim, sexhde, ruku, punë. Dashuria ndaj Zotit do të thotë të çojmë në vend urdhrat që na ka dhënë Ai dhe të jemi larg gjërave të ndaluara prej Tij. Në jetën e Profetit Muhamed a.s. gjejmë të manifestuar modelin e vërtetë të dashurisë dhe vëllazërisë, ishte ajo vëllazëri e sinqertë, që prodhoi më pas një shoqëri ku respektohej e drejta dhe vlerësohej virtyti”, – tha z. Saferti.

Myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, falënderoi ligjëruesit për mesazhet e dhëna dhe theksoi se këto mesazhe kanë një vlerë të veçantë për secilin nga ne.

    

 

Twitt

  • biseda fetare, dashuria per Allahun, frytet e besimit, kukes, vellazeria
"Frytet e Besimit" në qytetin e Koplikut Nisin mbrëmjet fetare “Frytet e Besimit” në Xhaminë Mbret të Elbasanit

KMSH

  • Frytet e besimit ndalen në Xhaminë “Dine Hoxha, Tiranë
    Frytet e besimit ndalen në Xhaminë...

    Nov 22, 2019 Comments Off on Frytet e besimit ndalen në Xhaminë “Dine Hoxha, Tiranë

  • Rikthehet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e besimit”
    Rikthehet cikli i mbrëmjeve fetare...

    Oct 18, 2019 Comments Off on Rikthehet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e besimit”

  • Rinisin “Frytet e Besimit” në qytetin e Kavajës
    Rinisin “Frytet e Besimit”...

    Apr 10, 2019 Comments Off on Rinisin “Frytet e Besimit” në qytetin e Kavajës

  • “Frytet e Besimit” në qytetin e Koplikut
    “Frytet e Besimit” në...

    Oct 13, 2017 Comments Off on “Frytet e Besimit” në qytetin e Koplikut

  • Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq, Shkodër
    Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq,...

    Dec 07, 2019 Comments Off on Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq, Shkodër

  • Bashkësitë Islame të Preshevës dhe Serbisë, solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti
    Bashkësitë Islame të Preshevës dhe...

    Dec 06, 2019 Comments Off on Bashkësitë Islame të Preshevës dhe Serbisë, solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti

  • Besimtarët e Bujanovcit solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti
    Besimtarët e Bujanovcit solidarizohen...

    Dec 05, 2019 Comments Off on Besimtarët e Bujanovcit solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti

  • Besimtarët myslimanë luten në të gjitha xhamitë e vendit për të prekurit nga tërmeti
    Besimtarët myslimanë luten në të...

    Dec 02, 2019 Comments Off on Besimtarët myslimanë luten në të gjitha xhamitë e vendit për të prekurit nga tërmeti


KRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
BUJAR SPAHIU

  • ISLAMI
  • BESIMI
  • KUR’ANI SHQIP
  • 40 HADITHE
  • PROFETI MUHAMED (A.S)
  • FALJA/ NAMAZI
  • KALENDARI I FALJEVE
  • HAXHI
  • ZEKATI
  • RAMAZANI
  • KURBANI
  • Personalitete
Copyright 2018 KMSH / All rights reserved
  • Lidhje
  • Kontakt