“PROFETI MUHAMED (a.s.) – SHEMBULLI MË I BUKUR”, kjo është tema e simpoziumit që do të mbahet nesër ditën e shtunë me dt. 4 shkurt 2012 nga Komuniteti Myslimani i Shqipërisë, në kuadër të muajit të vlerave profetike.
Në simpozium do të jetë i pranishëm Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, si dhe intelektualë e zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.
Simpoziumi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët dhe besimtarët myslimanë. Përveç kumtesave të personaliteteve të ndryshëm fetarë, gjithashtu do të transmetohet edhe një dokumentar mbi shembullin e një modeli të përkryer të Profetit Muhamed (a.s)
Për të pranishmit gjithashtu do të ketë edhe surpriza dhe dhurata, si libra mbi Profetin (a.s.), Hadithe, revista DRITA ISLAME, kalendarë, etj. Profeti Muhamed (a.s.) është shembulli më i mirë, më i bukur dhe më i përkryer i gjithë njerëzimit.
Simpoziumi do të mbahet nesër në orën 10:30 në Tirana International Hotel në sallën Balsha.
Programi:
Simpoziumi PROFETI MUHAMED a.s. SHEMBULLI MË I BUKUR
Data: 04 shkurt 2012
Ora: 10.30 – 12.00
Vendi: Tirana International Hotel
- Hapja
- Kur’an (Gazment Teqja)
- Përshëndetje nga H. Selim Muça (kryetar i KMSH-së)
- Përshëndetje nga z. Aldo Bumçi (Ministër i MTKRS)
- Ali Zaimi (kumtesë – Personaliteti Universal i Profetit a.s.)
- Elvis Naçi (kumtesë – Thirrja dhe përfaqësimi i Profetit a.s.)
- Elton Karaj (kumtesë – Adhurimet nga perspektiva profetike)
- Nasuf Hoxha (kumtesë – Morali i Profetit a.s.)
- Dokumentar


