Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH dhe AIITC bashkepunim ne fushen e botimeve islame ne librarine MIQTE E LIBRIT

aiitc1

Ditën e mërkurë me dt. 25 janr 2012, një përfaqësi e Institutit Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), e përbërë nga zv/drejtori i Institutit, Dr. Faruk Borova, përgjegjësi i Marrëdhënieve me Publikun në AIITC, z. Ilir Curri dhe përgjegjësja e Departamentit të Përkthimeve në këtë institut znj. Afërdita Hyseni kanë zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e hapjes së librarisë më të re në kryeqytet, pronë e KMSH-së, Miqtë e Librit. Ata kanë takuar gjithashtu edhe kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, i cili ka shprehur vlerësimet e larta për kontributin që jep AIITC dhe drejtori i këtij instituti Dr. Ramiz Zekaj, në promovimin e librit islam në vend.

Dr. Borova i përcolli kryetarit H. Selim Muça përshëndetjet e përzemërta në emër edhe të z. Zekaj dhe falenderoi kreun e institucionit më të lartë islam në Shqipëri për iniciativën e hapjes së librarisë islame, pranë këtij institucioni me emrin sinjifikativ “Miqtë e Librit”. Me këtë rast ai bëri të ditur që AIITC i është përgjigjur ftesës së Komunitetit Mysliman për të qenë pjesë aktive e pajisjes së kësaj librarie me botimet më prestigjoze të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), si dhe përcaktimin e një kontigjenti të konsiderueshëm librash dhuratë për lexuesit e bibliotekës së KMSH-së, të cilat u dhuruan gjatë takimit.

Përfaqësuesit e AIITC, gjatë vizitës në Komunitetin Mysliman u pritën edhe nga drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në KMSH, z. Agron Hoxha. Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punës për veprimtari të përbashkëta mes dy institucioneve në të mirë të fesë, kulturës e shoqërisë. Gjithashtu, në mbyllje të takimit u vizituan dhe ambientet e bukura të librarisë “Miqtë e Librit”, në të cilën ndodhet edhe një kënd leximi. Aty ata janë pritur nga menaxheri kësaj librarie z. Ardit Haxhija.

libraria1

Libraria “Miqtë e Librit” konsiderohet dhe iniciativa më e re e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në strategjitë e saj për kthimin e vëmendjes së shoqërisë tek libri. Duke ringjallur kështu traditën shumë shekullore të myslimanëve, në përkujdesjen që ata kanë ndaj burimit të gjithë dijeve – Libri. Në këtë librari, tani e tutje lexuesit shqiptarë do të kenë mundësinë të gjejnë botime të ndryshme, të cilat janë aq të kërkuara në mjediset akademike, kulturore e fetare. Në këndin e librarisë lexuesit mund të gjejnë literaturën e pasur islame në fushat e tefsirit, hadithit, fikhut e shkenca të tjera islame, si dhe libra të karakterit historik e publicistik me emër në botën e librit, nga botimet e shumë botuesve nga të gjitha trevat shqiptare. 

aiitc2

aiitc4

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...