
Me rastin e hapjes së librarisë “Miqtë e Librit”, si dhe me daljen e numrit të parë të revistës “Drita Islame”, janë shpërndarë gazeta falas për të gjithë kalimtarët.
Në çadrën e ngritur para godinës së KMSH-së njerëzit janë interesuar për gazetën dhe revistën. Po ashtu një pjesë e madhe e tyre janë ndalur edhe në librarinë e re të Komunitetit Mysliman.
Kalimtarët kanë marrë numra të ndryshëm të gazetës “Drita Islame” të vitit 2011, si dhe kanë blerë numrin e parë të revistës me po të njëjtin emër, e cila si numër i parë erdhi me ulje çmimi. Çadra me gazetat do të qëndrojë e hapur edhe për tre ditët në vijim.
/Drita Islame/


