Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryetari Haxhi Selim Muca pret Myftiun e Kosoves

teranava_4

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti sot me dt. 13 janar 2012 në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, z. Ejup Ramadani.

 Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, dy krerët e bashkësive dhe njëkohësisht homologë z. Muça dhe z. Tërnava, biseduan për Haxhin 2011, mbarëvajtjen e tij si dhe për xhaminë e madhe të Tiranës. Myftiu Tërnava përgëzoi kryetarin Muça për organizimin e suksesshëm të haxhit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përsa i përsa i përket ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë, ai theksoi se më në fund do të ndërtohet ajo që besimtarët myslimanë e kanë pritur prej vitesh në mënyrë që të mos i kryejnë ritet fetare nëpër rrugë, një pamje, kjo sipas tij, jo fort e hijshme.

Nga ana e tij kryetari H. Selim Muça, falënderoi Myftiun Tërnava për këtë vizitë miqësore, duke premtuar se shumë shpejt edhe ai do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të lartë të KMSH.

/Drita Islame/

teranava_1

teranava_3

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...