Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryeministri Berisha dreke me lideret fetare

BERISHA-fetaret2 

Kryeministri Berisha ka shtruar një drekë, në rezidencën qeveritare ditën e enjte me dt. 22.12.2011, për drejtuesit  e komuniteteve fetare. Në të ishin të pranishëm edhe kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, myftinjtë e rretheve Shkodër, Durrës, Korçë dhe Elbasan, si dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vend.

Krahas komuniteteve fetare morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të trupit diplomatik, si Ettore Sequi, Ambasadori i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, ai i Vatikanit Ramiro Moliner Ingles, etj.

Gjatë drekës, nga pjesëmarrësit u dhanë mesazhe të bashkëjetesës e të harmonisë fetare.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për kontributin e rolin e tyre frymëzues, në konsolidimin e infrastrukturës shpirtërore të kombit shqiptar dhe  kultivimit të mesazhit të çmuar të mirëkuptimit e harmonisë.

“Në 100 vjet, - tha Kryeministri - udhëheqësit shpirtërorë të shqiptarëve kanë pasur nga Lidhja e Prizrenit deri në ditën e sotme, një rol themelor në zhvillimet pozitive të këtij kombi, kanë gjetur në të gjitha rastet mirëkuptimin e përbashkët, për të çuar përpara një çështje të drejtë, lirisë kombëtare.”

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Së pari, unë dëshiroj t’ju falënderoj me shumë përzemërsi që jeni sot këtu, në këtë drekë, në të cilën unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për ju dhe punën e madhe dhe me përkushtim të veçantë që ju bëni në ndërtimin dhe konsolidimin e infrastrukturës shpirtërore të kombit shqiptar. Roli dhe kontributi juaj është themelor dhe është frymëzues. 20 vjet më parë, për rrethana të caktuara, Shqipëria ishte vendi i lindjes apo më e drejtë është të themi rilindjeve, rilindjes së besimeve, rilindjes së pluralizmit politik, atij pronësor etj., por ajo rilindje që ka ecur e është zhvilluar në mënyrën më njerëzore e të civilizuar jeni ju, besimet fetare, të cilat jeni bërë një shembull frymëzues për shoqërinë shqiptare, por dua të theksoj se jo vetëm për shoqërinë shqiptare. Në rast se ka një mesazh të madh, të çmuar, që ne mund ta përcillnim në rajon, Europë e në botë është mesazhi që ju e rikultivuat - pasi ka ekzistuar - me kaq njerëzit, kaq përkushtim e dashuri për njerëzit e vendin, me kaq besim tek Zoti.”

Kryeministri Berisha ka uruar gjithashtu edhe Krishtlindjet për besimtarët e krishterë, duke vlerësuar figurën e Krishti (Hz. Isait a.s.) edhe sipas Kur’anit, si një Profet që kontribuoi në normat morale të njerëzimit. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...