
Drejtoria e Zyrës Arsimore e rrethit të Elbasanit së bashku me disa drejtorë të shkollave të këtij qyteti zhvilluan një vizitë në Medresenë e Korçës, në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e arsimit mes institucioneve.
Drejtuesit e arsimit të rrethit të Elbasanit vlerësuan rolin e rëndësishëm që medresetë kanë luajtur në vendin tonë përsa i përket ngritjes së nivelit të arsimit. Ata u shprehën gjithashtu se medresetë janë shkolla të një vlere dhe rëndësie të madhe arsimore dhe edukative.
Drejtori i Medresesë së Korçës Omer Çallësh falënderoi drejtorët për vizitën e tyre dhe u shpreh se duhen më shumë përpjekje dhe bashkëpunim mes institucioneve arsimore në mënyre që të mirë edukohet brezi i ardhshëm.
Z. Çallësh theksoi faktin se nxënësit që dalin nga kjo shkollë përveç njohurive arsimore ata pajisen edhe me një edukatë e moral të larte njerëzor.
Arsimtarët e Elbasanit të shoqëruar edhe nga drejtori i medresesë së Cërrikut kanë vizituar ambientet e shkollës të cilët kanë mbetur të surprizuar nga infrastruktura moderne e kësaj medreseje.
Më pas ata kanë ndarë eksperiencat mes tyre dhe kanë shijuar një drekë nën atmosferën e këndshme të bisedave miqësore mes kolegësh. /Drita islame/

