Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Ministri Aldo Bumci vizite ne seline e KMSH-se

bumcikmsh

Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, vizitoi ditën e mërkurë me dt. 14.12.2011 Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ministri Bumçi zhvilloi një takim më kreun e këtij institucioni z. Haxhi Selim Muça dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, ku biseduan për projektet e përbashkëta mes dy institucioneve.

Ministri Bumçi i ka paraqitur kreut Muça disa projekte të cilat do të bëjnë të mundur evidentimin e vlerave, kulturës dhe tolerancës fetare në vend. Projekte këto të cilat priten të finalizon pas një viti, në 100 vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Shqipërisë.

Zoti Bumçi u shpreh në takim se “feja dhe toleranca fetare është gjëja më me vlerë që kemi dhe ne duhet t’ia paraqesim atë botës në mënyrën sa më të mirë të mundshme.”

Një nga projektet e propozuara nga kreu i MTKRS është botimi i një albumi me foto të besimtarëve gjatë kryerjes së ritualeve fetare ndër vite, për të cilat ka kërkuar ndihmën e Komunitetit Mysliman.

Në këtë album fotografish Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me komunitetet fetare në vend, synon të paraqesë tolerancën fetare që karakterizon vendin tonë e për t’ia dhuruar këtë album si “suvenir” diplomatëve e  politikanëve të huaj.

Z. Bumçi gjithashtu ka propozuar që në 100 vjetorin e pavarësisë të mbahen konferenca fetare, takime me të huaj si edhe ekspozita ku të pasqyrohet jeta fetare në Shqipëri por edhe shkatërrimi që sistemi komunist i bëri objekteve të kultit si dhe ekzekutimin e klerikëve fetarë, sepse duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndoshë.

Gjithashtu Bumçi u shpreh se do t’i pëlqente që kartolina e vitit të ri që dërgohet nga Ministria e Kulturës të ishte ajo me foton e klerikëve të katër komuniteteve fetare në vend. Pasi sipas tij vetëm kështu mund ta shprehim më mirë tolerancën dhe shpirtin paqedashës të shqiptarëve.

bumci-kmsh1

Ndërkohë, nga ana  e tij kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça ka falënderuar ministrin Bumçi për vizitën duke shprehur vlerësim për idetë dhe projektet e ministrit në bashkëpunim më KMSH.

Gjithashtu kreu i KMSH-së z. Selim Muça, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në këto projekte dhe ka ofruar ndihmën e institucionit që ai drejton për realizimin e tyre.

Më pas ministri Bumçi dhe kryetari Muça kanë biseduar edhe për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman.

Në përfundim ministri Bumçi ka përgëzuar kreun e myslimanëve për punën dhe drejtimin e suksesshëm të Komunitetit Mysliman gjatë këtyre viteve. /Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...