
Medreseja e Cërrikut organizoi ditën e enjte me dt. 15.12.2011 programin “Hyrje në Kur’an” me nxënësit e viteve të para (klasat e X). Programi i zhvillua në ambientet të kinemasë së qytetit ku nxënësit lexuan Kur’an dhe kënduan ilahi.
Salla e kinemasë u mbush nga prindër e mësues të nxënësve por edhe nga njerëz të tjerë të cilët të cilët ishin të pranishëm. Në këtë program ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Cërrikut, kryetarë të komunave të Cërrikut, myftiu i Elbasanit, imamët e rrethit, etj.
Drejtori i medresesë z. Bajram Omeri mbajti fjalën e hapjes i cili falënderoi të pjesëmarrësit për praninë e tyre në sallë, si dhe uroi e vlerësoi nxënësit për punën dhe përkushtimin e tyre maksimal në mësim dhe në përvetësimin e vlerave dhe moralit të fesë islame.
Programi u hap me himnin kombëtar i kënduar nga kori i medresesë. Më pas një nxënës i klasës X lexoi pjesë nga Kur’ani Famëlartë. Programi vazhdoi me këndimin e ilahive dhe recitimin e poezive nga nxënësit në lidhje me vlerat dhe porositë kur’anore.
Fjalim falënderimi mbajti edhe kryetari i Bashkisë së Cërrikut z. Servet Duzha myftiu i Elbasanit Agim Duka si dhe disa imamë. Në fund të programit nxënësve iu dha nga një certifikatë vlerësimi si dhe nga një Kur’an. /Drita Islame/


