Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Drita Islame tashme me nje format online www.dritaislame.al

 

Gazeta Drita Islame tashmë vjen me një format të ri online. Më 10 Janar 1992 gazeta Drita Islame ka nxjerrë numrin e saj të parë, si organ mediatik dyjavor i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Që në fillimet e saj Drita Islame ka patur si qëllim një mision të lartë shoqëror e kombëtar: atë të zgjimit të ndërgjegjes fetare te besimtarët myslimanë.

Pas afro gjysmë shekulli të sundimit të regjimit komunist  i cili ndaloi fenë, siç shkruante edhe Hafiz Sabri Koçi, Drita Islame erdhi si një dritë që ndriçon shpirtrat e besimtarëve. “Mirë se na erdhe  o “Drita Islame” që për afro gjysmë shekulli mjegulla e retë e kohës penguan rrezet tuaja që të shihnin qartë jetën tonë e të na ndriçonin shpirtrat”, shkruante Hafiz Sabri Koçi në numrin e saj të parë.

Ne mendojmë dhe besojmë se, duke edukuar njeriun me frymën e islamit e bën atë qytetar të denjë për të jetuar në një shoqëri të kohës dhe të aftë për të mbrojtur interesat e kombit. Drita Islame është organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, jashtë çdo ndikimi politik. Qëllimi i saj kryesor është propagandimi i kulturës, vlerave dhe moralit Islam.

Për rreth 20 vjet rresht Drita Islame ka dalë si gazetë e shtypur, në fillim dyjavore dhe më pas e përmuajshme. Tashmë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë edhe evoluimin e mediave, ka vendosur që Drita Islame të kthehet në një format online dhe në një revistë të përmuajshme, duke mbyllur kështu botimin e saj si gazetë e shtypur mujore.

Duke parë që sasia e informacionit në ditët e sotme dhe nevoja e lexuesit për informacion sa vjen e shtohet, një gazetë mujore nuk do të mund ta paraqesë dot të gjithë realitetin dhe kulturën Islame në vend dhe më gjerë. Kështu Drita Islame online është një dritare më shumë me informacione të përditshme për të gjithë lexuesit.

Formati i ri online vjen me një larmi rubrikash si: aktualitete, familja, shëndeti, shoqëria, histori, spiritualitet, Kur’an, hadith, shkencë, kuriozitet, kulturë, art, etj.

Redaksia e Dritës Islame mirëpret të gjitha bashkëpunimet që do të trajtojnë edukimin e ndjenjave fetare, kombëtare, kulturore e artistike dhe çdo sugjerim për ta ndërtuar më mirë apo për të përmirësuar cilësinë e gazetës.

 

www.dritaislame.al

Redaksia

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...