Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

H. SELIM MUCA - U prehte ne paqe shpirti i Mbretit Leka Zogu I

Përcillet për në banesën e fundit pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu I. Autoritete të besimeve fetare në vend bënë lutjet e fundit për të ndjerin Leka Zogu I, në ambientet para  Parlamentit të Shqipërisë.

Pas përfundimit të homazheve në ambientet e brendshme të  parlamentit, ku dhe qëndronte arkivoli i të ndjerit, autoritete të besimeve fetare tradicionale në vend bënë lutjen e rastit që trupi dhe shpirti i Leka Zogut të prehet në paqe.

Kreu i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, iu lut Zotit të Lartësuar që shpirti i të ndjerit Leka Zogu I, të prehet në paqe, t’ia falë gjynahet dhe t’i dhurojë begatinë e botës tjetër dhe mëshirën e Tij të Pafundme.

Kreu i KMSH-së, H. Selim Muça, pranë të cilit qëndronte edhe Princi Leka bashkë me bashkëshorten e tij,  e përfundoi lutjen me fjalën: “I paharruar qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë paqe”.

Më pas përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare i drejtuan lutje Zotit që pretendenti i fronit mbretëror të jetojë përherë në mëshirën e Tij.

Në ceremoninë funerale të përcjelljes për në banesën e fundit të mbretit Leka Zogu I, përveç klerit fetar ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të shtetit si: Presidenti i vendit SHTZ Bamir Topi, Kryeministri z. Sali Berisha, Kryebashkiaku z. Lulzim Basha, Kryeparlamentarja znj. Jozefina Topalli, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe qindra e mijëra qytetarëve të ardhur nga të katër anët e trojeve shqiptare, si dhe nga diaspora.

Më pas trupi i pajetë i Leka Zogut I, iu dha lamtumira e fundit dhe u përcoll për në varrezat e Sharrës, ku qindra besimtarë nën drejtimin e myftiut të Zonës Tiranë H. Shaban Saliaj kanë kryer edhe faljen e namazit të xhenazesë. Një dua dhe lutje për të ndjerin ndaj Zotit xh.sh. i është bërë nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së H. Ylli Gurra.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...