Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryetari i KMSH-se H. Selim Muca dhe rektori i Universitetit Beder Dr. Gjana vizite ne Viene

Kryetari i KMSH-së H. Selim Muça sëbashku me rektorin e Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana kanë vizituar ditën e enjte me dt. 24 nëntor 2011 Universitetin e Vienës, në Austri.

Gjatë kësaj vizite krahas takimeve të tjera, ata janë pritur edhe nga Shefi i Departamentit të Mësuesisë së Fesë Islame në këtë Universitet, Prof. Dr. Ednan Aslan.

Prof. Aslan, i ka informuar vizitorët në lidhje me programet akademike dhe projektet shkencore të organizuara nga ky departament.

Prof. Aslan ka thënë gjithashtu, se nga ky departament studentët marrin formimin e nevojshëm për t’u bërë mësues të lëndës së njohurive fetare islame në shkollat publike të Austrisë.

Austria është një nga vendet e BE-së, i cili njeh zyrtarisht fenë islame dhe jep mundësinë e marrjes së lëndës së njohurive islame në kurrikulën shkollore për të gjithë ata nxënës të cilët bëjnë një kërkesë të tillë pranë shkollave ku ata studiojnë.

Nevojat e stafit pedagogjik në këto shkolla plotësohen me të diplomuarit nga ky departament, të cilët marrin njohuritë dhe formimin e duhur të besimit islam, si dhe njohin nga afër kulturën evropiane.

Universiteti i Vjenës (Universität Wien) u themelua në 1365 nga Duka Rudolf IV, duke qenë kështu një nga universitetet më të vjetra në Evropë.

Kryetari i KMSH-së H. Selim Muça dhe rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana janë në një vizitë disa ditore në Austri.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...