Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Komuniteti Mysliman ne ndihme te njerezve ne nevoje

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në mbledhjen e fundit të myftinjve me dt. 19.11.2011, shpërndau qindra pako me veshmbathje për myftinitë e çdo rrethi, destinacioni i të cilave ishin fëmijët jetimë dhe shtresat e varfra sociale në të gjithë vendin.

Ndihmat e mbledhura të cilat kanë ardhur si kontribut i besimtarëve myslimanë në Gjermani për KMSH-në, i janë shpërndarë jetimëve, shtëpisë e të moshuarve, familjeve të varfra dhe për të gjithë ata të cilët kanë patur nevojë, për të gjithë ata të cilët janë gjendur në ditë të vështira, duke i dhuruar ngrohtësi në ditët e ftohta të jetës së tyre.

Por ky nuk është rast i vetëm, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vazhdimisht ka organizuar mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, si në veshmbathje e ushqime për shtresat sociale në nevojë. Duke i dhënë shpresë atyre që u kishte humbur e duke ndezur një dritë në fundin e tunelit të pllakosur nga errësira.

Detyra e myslimanit është angazhimi për të dhënë ndihmën e tij aty ku njerëzit kanë nevojë,  me këtë “moto” fushatat solidarizuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe pas sensibilizimit që i ka bërë të gjitha strukturave të veta në Tiranë dhe në rrethe, nëpër myftini në ndihmë njerëzve në nevojë,  kanë patur sukses duke grumbulluar dhe shpërndarë ndihma si në ushqime ashtu edhe në veshmbathje.

Kur përmbytjet mbuluan Shkodrën, Komunitet Mysliman i Shqipërisë bëri të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga fatkeqësia duke dërguar kontingjente të konsiderueshme ndihmash në produkte ushqimore për zonat e prekura dhe duke shprehur mobilizimin dhe angazhimin institucional në favor të banorëve të prekur nga përmbytjet. Përveç kësaj në llogarinë e të prekurve nga përmbytjet KMSH dhuroi edhe ndihma në vlera monetare.

Gjithashtu gjatë muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, u organizuan iftare për grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me qëllim që sofra e Iftarit të shërbejë për vëllazërimin, bashkimin dhe solidaritetin me të gjithë shoqërinë, duke bërë që edhe krerë të lartë të politikës të shtrojnë iftare.

Në dy festat e myslimanëve për Bajramin e Ramazanit (Bajrami i madh) dhe për Kurban Bajram, nuk kanë munguar kurbanet dhe ndihmat e tjera ushqimore duke bërë që në këto ditë festë të gëzojnë të gjithë dhe jo vetëm ata që kanë. Për Kurban Bajram Komuniteti Mysliman  arriti të shpërndajë mbi 20 mijë  paketa kurbanesh në të gjithë territorin e Shqipërisë atje ku dhe nevoja ishte më e madhe.

Krahas qëllimit primar, atij të dhënies së ndihmave për njerëzit që kanë nevojë, qëndron edhe një qëllim tjetër ai i ndërgjegjësimit, të shoqërisë civile dhe besimtarëve që kanë mundësi  për t’i zgjatur dorën nevojtarëve për ti dhënë një mundësi më shumë.

 

Në raste nevoje, besimtarë, individë të caktuar të shoqërisë civile nga e gjithë Shqipëria, myftinitë e rretheve si dhe besimtarët shqiptarë jashtë kufijve të trojeve tona, i janë përgjigjur thirrjes së KMSH-së për dhurimin, mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për nevojtarët.

Ajo çka është edhe më shpresëdhënësja është rritja e numrit të besimtarëve të ndërgjegjësuar të cilët bashkëpunojnë për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve në nevojë. Dhurimi ndihma është një reflektim për të gjithë njerëzit dhe një mundësi për t’u bashkuar të pasur e të varfër për të festuar së bashku.

“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që fituat, nga ajo që ju dhamë prej tokës…” (El Bekare, 267)

/Drita Islame/

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...