
trualli i Namazgjasë
Bashkia e Tiranës ka miratuar më dt. 10 nëntor 2011 planin urbanistik për kryeqytetin, pjesë e të cilit është edhe ndërtimi i Xhamisë së Madhe. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar projektin që i hap rrugë fillimit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik të Tiranës, sheshit “Skëndërbej” si dhe ndërtimit të xhamisë së madhe.
Por nga këto projekte, i vetmi që i ka bashkuar këshilltarët e çdo force politike, ka qenë ai për ngritjen e komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re në Tiranë. Xhamia e madhe e Tiranës pritet të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, sipas edhe vetë kërkesës së KMSH-së që më 1993, kur është hedhur edhe gurthemeli për ndërtimin e saj, si dhe miratimit që i ka dhënë Kryesia e KMSH-së dhe Këshilli i Përgjithshëm i saj në një nga vendimet e fundit të tyre. /Gazeta Drita Islame/

Gurthemeli i vitit 1993 në sheshin Namazgja

foto nga arkivi i faljeve të Bajrameve në Namazgja

Pamja nga qendra e Tiranës (në plan të parë xhamia e Karapicit)

