Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Haxhinjte shqiptare sot ne Arafat

Pas kalimit të natës së tetë në Mina, të gjithë haxhinjtë nga Shqipëria janë drejtuar për në Arafat, bazuar në thënien e Profetit a.s., që thotë se, “Haxhi është Arafat”.

Pas faljes së namazit të drekës dhe ikindisë, haxhinjtë kanë dëgjuar predikimin e kësaj dite të shënuar. Në fjalën e tij nënkryetari  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu falënderoi Zotin për mirësitë e tij të panumërta.

Sipas tij, në këto ditë dhe në këto vende adhurimet marrin të tjera vlera. Ai u kujtoi haxhinjve se këto ditë lidhen me tre ngjarje të rëndësishme si: haxhi, kurbani dhe përfundimi i shpalljes së Kur’anit.

“Le t’i lutemi Zotit nga ky vend i bekuar për të mirën e myslimanëve, shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit! Zoti na faltë, na mëshiroftë, e na i pranoftë të gjitha adhurimet”, përfundoi fjalën e tij z. Spahiu.

308 haxhinjtë shqiptarë ndodhen prej tetë ditësh në qytetin e shenjtë të Mekës, në shoqërinë e miliona besimtarëve myslimanë nga mbarë bota. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Në çdo moment ata kanë pranë kujdesin e dy mjekëve specialistë dhe të stafit të shërbimit. / Haxhi Lika - Arafat Meke

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...