Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Haxhinjte nga Shqiperia Miq ne Shtepine e Zotit

308 haxhinj shqiptarë ndodhen prej katër ditësh në qytetin e shenjtë të Mekës, në shoqërinë e miliona besimtarëve myslimanë nga mbarë bota për të kryer ritualin vjetor të Haxhit.

Haxhinjtë shqiptarë janë akomoduar në hotelin "Menazil Al Ain" ne lagjen Azizije të Mekës. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Në çdo moment ata kanë pranë kujdesin e dy mjekëve specialistë dhe të stafit të shërbimit. Të bën përshtypje se edhe pse kanë një kohë fare të shkurtër haxhinjtë shqiptarë janë familjarizuar me Mekën e Bekuar. Haxhinjtë kryejnë vizitat në Qabe, sipas një programi rigoroz, të shoqëruar me teologë udhërrëfyes. Ata po përjetojnë ndjesi dhe emocione të jashtëzakonshme, në namazet e falura në Qabe.

Nga teologët e pranishëm çdo ditë janë mbajtur biseda të frytshme për haxhinjtë. Në to është folur për rëndësinë, vlerat dhe dobitë e shumta të Haxhit, adhurim gjatë kohës së të cilit bashkohen thuajse të gjitha shtyllat e Islamit.

Ndërkaq, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu është kontaktuar nga ambasadori i Shqipërisë në Riad, z. Admirim Banaj, i cili përmes tij ka uruar dhe përshëndetur haxhinjtë e ardhur nga Shqipëria, si dhe ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij në ndihmë të tyre gjatë kohës së qëndrimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Bashkë me haxhinjtë nga Shqipëria këtë vit në Arabinë Saudite kanë ardhur për të kryer detyrën e Haxhit edhe 859 besimtarë nga Kosova. Ata shoqërohen nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava. / Mekë-nga Haxhi Lika

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...