Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Termeti në Turqi, Kryetari H. Selim Muca ngushellon Presidentin Gyl dhe Kryeministrin Erdogan

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit turk Abdullah Gyl dhe kryeministrit Rexhep Tajjip Erdogan, për tragjedinë e ndodhur nga tërmeti që goditi pjesën jug-lindore të Turqisë, me një bilanc paraprak 459 të vdekur dhe qindra të plagosur.

“Lajmi për humbjen e jetës të bashkëqytetarëve tuaj në tërmetin e ndodhur para disa ditësh në pjesën lindore të Turqisë shkaktoi tek ne një pikëllim të thellë. Në këto çaste të vështira që po kaloni, më lejoni që në emrin tim personal dhe të myslimanëve të Shqipërisë t’ju shpreh juve, popullit tuaj dhe familjeve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve dhe njerëzve të tyre të dashur!”, thekson Kryetari Muça.

Në mesazhin e tij H. Selim Muça ka ngushëlluar dy autoritetet më të larta të shtetit turk edhe për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në ujërat e detit Adriatik. “Shprehim nderimin tonë në kujtim të shtetasve turq që humbën jetën si pasojë e tragjedisë së ndodhur në ujërat e detit Adriatik dhe i lutemi Zotit që t’u japë forcë e durim njerëzve të tyre për të përballuar dhimbjen e madhe që shkakton humbja e pazëvendësueshme e një të afërmi”, shkruhet në mesazhin e kreut të KMSH-së. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...