Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Nje delegacion ministror saudit viziton KMSH

Një delegacion i ardhur nga Arabia Saudite, i kryesuar nga zv/ministri për çështjet fetare Abdul Aziz Al- Amar, vizitoi KMSH-në në dt. 18.10.2011. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të takimeve që ky delegacion bëri në disa institucione të rëndësishme në vendin tonë.

Miqtë u pritën në ambientet e KMSH-së nga nënkryetari Bujar Spahiu, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Astrit Zharri, drejtori i Arsimit, z. Altin Shima etj. Takimin e çeli nënkryetari Spahiu, i cili, pasi i uroi mirëseardhjen falënderoi në emër të institucionit për mbështetjen dhe kontributin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për Shqipërinë. Në vijim, z. Spahiu bëri një përmbledhje të veprimtarisë së institucionit që nga rithemelimi i tij e deri sot ku mes të tjerash theksoi se KMSH ka një aktivitet të pasur dhe bashkëpunon me institucione shtetërore dhe organizata të ndryshme jofitimprurëse në projekte që i shërbejnë zhvillimit kulturor, edukativ e fetar të individit dhe shoqërisë.

Nga ana e tyre miqtë vlerësuan punën e KMSH-së dhe kontributin që ai jep në shërbim të përhapjes së Islamit dhe forcimit të paqes dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri e në rajon.

Z. Spahiu foli më pas për disa nga projektet më të rëndësishme të KMSH-së aktualisht dhe për disa nga ambiciet e tij për të ardhmen.

Në fund, vizitorët garantuan drejtuesit e KMSH-së se Mbretëria e Arabisë Saudite do të vazhdojë të mbështesë institucionin në projektet e tij në dobi të myslimanëve dhe në interes të shoqërisë shqiptare.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...