Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Komisioni i Jashtem i Parlamentit Kuvajtian vizite ne KMSH

Kryetari H. Selim Muça priti me dt. 7 tetor 2011, i shoqëruar nga disa anëtarë të kryesisë, përfaqësuesin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Kuvajtit, z. Muhamed Haif el Mutejri.

Kryetari Muça, pasi i uroi mirëseardhjen shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim dhe vuri në dukje se vizitat e kësaj natyre ilustrojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, por edhe kujdesin e veçantë që ky shtet tregon për zhvillimet e Islamit dhe interesat e myslimanëve në Shqipëri.

Kreu i KMSH-së e vlerësoi si tepër të rëndësishëm e domethënës përkrahjen e vazhdueshme të Kuvajtit në ndihmë të institucionit në këto dy dekada të rikthimit të Islamit në jetën e shqiptarëve. Gjatë bisedës z. Muça e njohu zyrtarin nga Kuvajti me historikun, arritjet dhe sfidat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Një pikë e rëndësishme diskutimi ishte vendimi i KMSH-së për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë në truallin e Namazgjas, për realizimin e së cilës z. Muça kërkoi ndihmën e Kuvajtit dhe vendeve të pasura të botës islame.

Nga ana e tij, z. Muhamed Haif Mutejri shprehu vlerësimet më të mira për kryetarin dhe drejtuesit islamë në qendër dhe në rrethe, për kontributin e tyre në evidentimin e vlerave islame dhe  përpjekjet e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave në frymën e parimeve të edukatës dhe normave të moralit islam.

Parlamentari kuvajtian premtoi se do të ndihmojë që ky bashkëpunim i frytshëm të intensifikohet në vazhdim me financimin e projekteve në fusha të ndryshme në përputhje me nevojat e institucionit dhe të besimtarëve.

H. Selim Muça i uroi z. Mutejri suksese e mbarësi në detyrën e tij, si dhe i dhuroi një panoramë me xhaminë monumentale të Tiranës “Et’hem Beu”. Ndërsa z. Mutejri i dhuroi në shenjë respekti z. Muça objektin në miniaturë të selisë së Parlamentit të Kuvajtit. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...