Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryesia e KMSH-se vendim historik per ndertimin e Xhamise se Namazgjase ne Tirane

Kryesia e KMSH-së pasi ka analizuar të gjitha detajet për ndërtimin e një xhamie të madhe në Tiranë, e shumëpritur kjo prej kohësh, është mbledhur sot më dt. 20 Shtator 2011, në një mbledhje të posaçme, ku ka marrë vendimin historik, që xhamia e re të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, tokë kjo e trashëguar brez pas brezi si vend për të falur namaz. Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton që më 1993, ku u vendos edhe guri themeltar në prani edhe të kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Tiranë dhe pas një kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi për mijëra besimtarë kryeqytetas.

trualli i Namazgjasë

Truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj “George Bush”, e cila akoma nuk është kompensuar nga Bashkia. Ndërsa Këshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, me një vendim të saj i ka dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë, duke e çuar sipërfaqen e përgjithshme në rreth 5.300 metra katrorë.

Kështu, sipas këtij vendimi të qeverisë, sipërfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur në zonën kadastrale 8150, me numër pasurie 1/82, pjesë e pronës së listuar me nr. 592, me sipërfaqe të përgjithshme 6739 m2, në listën e miratuar me vendimin "Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Tiranë, të qarkut të Tiranës", pronë shtetërore, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kalon në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim ndjekjen e procedurave ligjore që nevojiten për ndërtimin e xhamisë "Namazgjaja", për Komunitetin Mysliman Shqiptar. Menjëherë pas këtij vendimi, ndalohet tjetërsimi apo dhënia në përdorim e pronës së përcaktuar për qëllime të tjera, të ndryshme nga ndërtimi i xhamisë "Namazgjaja", e Tiranës, për Komunitetin Mysliman Shqiptar", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

foto nga falja e namazit të Bajramit tek sheshi i Namazgjasë

Me vendimin e datës së sotme (20 shtator 2011), Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka dhënë zyrtarisht startin për ndjekjen me hapa të shpejtë të të gjitha procedurave për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si një kompleks multifunksional, ku do të përfshijë krahas xhamisë një Qendër Kulturore, bibliotekë, salla konferencash, etj. Hapat ligjorë për ndërtimin e Kompleksit të Namazgjasë do të ndiqen nga Komisioni i ngarkuar me këtë punë, nga Kryesia e KMSH-së në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

foto nga arkivi i faljeve të Bajrameve në Namazgja

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...